”Shqiptarët të vendosur” nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeversije me DPS
Dje në Podgoricë u nënshkrua marrëveshtja për formimin e qeverisë në mes DPS-it dhe partive të pakicave.
Për sot në mbledhjen e Kuvendit të Malit të Zi, i ngarkuari për formimin e qeverisë Dushko Markoviq pritet që të paraqesë emrat e ministrave të rinj.
Ndër pikat më të rëndësishmë që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe që janë pjesë e kësaj marrëveshjes janë: Komuna e plotë e Tuzit, kthimi i Ullishtave në Valdanos ish pronarëve, përdorimi i lirë i simboleve kombetare, shpallja e Kriporës sëe Ulqinit zonë e mbrojtur natyrore dhe sigurimi i prodhimi të kripës, mandatet e garantuar për përfaqësuesit politik shqiptarë, etj.
Siç shkruan CDM duke u bazuar në njoftimim që ky portal ka marrë nga ish deputeti Nik Gjeloshja, sipas kësaj marrëveshjeje afati i realizimit për Komunën e Tuzit është 30 maj 2017 ndërsa për kthimin e Ullishtës së Valdanosit ish pronarëve muaji qershor 2017.