arsenal-otrant-2

Futbollistët e Otrant Olimpikut nga Ulqini në xhiron e fundit të stinorit të vjeshtës priten ekipin e Bratsvos dhe nuk shkuan më shumë se një barazim 1:1.

Në një lojë të dobët nga të dyja ekipet, në fillim të pjesës së dytë ishin mysafirët që kaluan në epërsi por që pak minuta më pas ulqinakët nëpërmes Meto Divanoviqit arritën që të barazojnë dhe të marrin një pikë në këtë ndeshje.

Në këtë mënyrë, ekipi Otrantit pozicionohet në vendin e tretë të ligës së dytë futbollistike të Malit të Zi në fund të stinorit vjeshtor.

Rezultati i arritur në përgjithësi duhet që të kënaq sportistët, udhëhqësinë dhe sportadashësit pasi në fillim të kampionatin ulqinakët nuk kanë qenë fare në listën e pretendentëve për pozitat më të larta të kësaj lige. Si shkuan lojërat, ky rezultat ka mundur që të jetë pakëz edhe më i mirë duke marrë parasysh humbjen si vendas ndaj Igallos, humbjen në tavolinë nga Ibri ndeshje të cilën e kishin fituar apo edhe ndeshjen e ditës së sodit.

Pjesa e dytë, stinori pranveror është mjaft i gjatë dhe kohë për rikuperim të pikëve të humbura ka mjaft.

Tabela e klasifikimit

1.Ibar 34
2.Kom 33
3.Otrant 25
4.Jezero 22
5.Radnicki 22
6.Mornar 21
7.Berane 19
8.Cetinje 17
9.Igalo 15
10.Celik 14
11.Bratstvo 10

By admini