panairi-varshava-2016

Me 24 nentor në Varshavë është bërë hapja e një ndër panaireve turistike më të rëndësishme në Poloni. Panairi ka rreth 500 ekspozues nga 60 vende të ndryshme dhe do të zgjasë deri me 26 nentor. Ndër ekspozuesit vendin e vet e ka edhe Mali i ZI. Së bashku me Organizatën Nacionale të Malit të Zi si destinacion turistik, ofertën turistike janë duke e prezantuar edhe organizatat lokale të Ulqinit, Tivarit, Budvës, Kotorrit, Tivatit, Podgorices, Montenegro Stars, Riviera e Budvës, Trend Korali ndërsa nga afaristët tonë, ofertën turistike janë duke e prezantuar hoteli Riva, hoteli Hot si dhe apartmanet Llolla dhe Holiday.

Vizitorëve të stendës sonë i është ofruar mundësia të njoftohen me ofertën e shumëllojshme, pasuritë e bukurive natyrore, kulturën, aktivitetet sportive dhe zbavitëse si dhe aranzhmanet e ndryshme.

Ditën e parë stenda e Malit të Zi u vizitua edhe nga ambasadorja e Malit të Zi në Poloni, Lilana Toshkoviq dhe bashkëpunëtorët e saj, si dhe gazetarët e revistave Ambasador dhe Swiat Elit.

 

Diten e dyte delegacioni nga Ulqini i cili udhehiqet nga nenkryetari i Komunes z.Arian Murati, drejtori i Organizates turistike z.Mr Fuad Hadzibeti, dhe bashkepunetori i Sekretarijatit per financa z.Selim Karamanaga, kane vizituar Komunen e Volumines ku kane mbajtur takim me kryetarin e kesaj Komune z.Kazimierz Rakowski, nenkryetarin Adam Lossan dhe kryetarin e komunes Urzad z.Robert Makowski. Ne kete takim eshte biseduar per mundesite e bashkepunimit, kane shkembyer idete dhe mendimet per bashkepunimin ne sektorin e turizmit dhe eshte shprehur gatishmeria nga te dyja palet per nenshkrimin e binjakezimit me kete Komune e cila do te ishte nje mundesi e madhe per depertimin ne kete treg me nje potencijal kaq te madh, u shpreh drejtori Haxhibeti.

 

Poashtu kane mbajtur takime të ndryshme me turoperaterë nga Polonia, me blogere dhe me agjensione nga ky treg i cili është shumë i rëndësishëm për vendin tonë pasi që kohëve të fundit kemi numër të madh të turistëve polake që zgjedhin Ulqinin si destinacion tyrin turistik.

 

Pasi qe stenda dy ditet e para ka qene shume e vizituar, presim nje interesim dhe nje numer te madh te viztoreve edhe diten e trete ku edhe do te perfundoje ky panair.

 

Për 9 muajt e parë të vitit 2016 Malin e Zi e kanë vizituar 51.593 turistë nga Polonia që kanë realizuar 275.189 fjetje , ose 5,92% më tepër në krahasim me vitin 2015. Mesatarja e qëndrimit të tyre është 5,33 ditë, kurse në strukturën e fjetjeve të huaja marrin pjesë me 2,72%.

 

Shërbimi i OT Ulqin

By admini