Kumtesë nga Kuvendi i Organizatës Turistike
Sot u mbajt Kuvendi i Organizatës Turistike të qytetit tonë ku u miratua Programi i punes për vitin 2017.Drejtori i OT, Mr.Fuad Haxhibeti tha se pret që të hyrat e mjeteve të shënojnë rritje dhe kjo do të mundësonte realizimin e teresishëm të investimeve në promovimin e qytetit, zhvillimin e kulturës, organiyimin e manifestimeve të ndryshme , festivaleve, pjesëmarrjen në panairet ndërkombetare dhe investimeve ne projektet infrastrukturore në teritorin e komunës tonë. Gjithnje sipas numrit një të OT vemendje do ti kushtohet zvogëlimit të shpenzimeve dhe shfrytezimit të mjeteve në mënyrë më efikase . Risi në planin vjetor për vitin 2017 është ndërtimi i të ashtuquajtura ballkone në Shtegvashë dhe në Mavrijan, ndërtimi i palestrave në natyrë, organizimi i ditëve të Servantesit, manifestimi ,,Të gjithë për turizëm,, të cilit do i shtohet në kalendarin e aktiviteteve kulturore ,,Ditët e kuzhines Ulqinake,, dhe aktivitete dhe manifestime të tjera ne bashkëpunim me qendrën për kulturë, Komunën e Ulqinit dhe Shoqatat e sektorit joqeveritar.
Kuvendin e udhehoqi kryetari i komunës Nazif Cungu i cili nenvizoi se gjatë vitit 2017 pret realizimin e nje serë projekteve të rendesishën në infrastrukturë që do ti japin një shtytje zhvillimit te turizmit të qytetit tonë. Ai po ashtu nenvizoi se janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh për kthimin e tur-operatorëve gjerman „TUI“. Sipas tij edhe metej bashkëpunimi me sektorin privat do te jetë në qendër të vemendjes dhe e terë kjo për të krijuar një strategji adekuate per zhvillimin e qytetit. Rëndësi të vecantë sipas kryetarit të komunes ka grumbullimi i takse banimit që do të mundësonte dhe do të ishte parakusht i investimeve për zhvillimin e turizmit elitar.