gezim-hajdinaga

Komisioni komunal zgjedhor ka prauar kërkesen e koalicionit shqiptar ‘‘Me një qëllim‘‘ dhe ka anuluar zgjedhjet në dy vendvotime. Për shkaqe të disa parregullsive, ky komision ka anuluar votimet në vendvotimin nr. 8 në Braticë dhe atë nr 10 në Shtoj.

 

Hapi i parë që i pari i listës të koalicionit  ‘‘Me një qëllim‘‘ Gzim Hajdinaga të shpresojë që të bëhet deputet duhet që një vendim të tillë të ta konfirmojë edhe Komisioni shtetror zgjedhor.
Numri i votuesve në këto dy vendvotime të cilat i ka anuluar KKZ është 882 të tillë dhe në zgjedhjet e 16 tetorit koalicioni ‘‘Me një qëllim‘‘ kishte arritur që të fitojë vetëm 29 vota nga 426 veta sa kishin votuar. Këto dy vendvotime njihen si bastione të partisë në pushtet, asaj të DPS-it, e cila diten e diele kishte fituar 222 vota apo rreth 52%.

 

Numri i votave prej 340 që Hajdinagës i kanë mungur në rundin tani mund të jetë pakëz më i vogël por që duhet shikuar edhe rezultatet e disa vendvotimeve tjera të anuluar në disa vendvotime tjera në Mal të Zi nga komisioni shtetror i zgjedhjeve.

Duket pak e vështirë pasi përveç marrjes së votave të DPS-ir në këto vendvotime, e cila edhe mund të ndodh, duhet luftuar edhe në dalje masive për të arritur te mandati i kërkuar. Në gjithë këtë nuk duhet harruar edhe mobilizimi eventual i listave tjera që rrezikohjnë humbjen e deputetit, në këtë rast ajo DF si dhe listave që mundt të fitojnë atë si SD apo edhe demokratet.

By admini