Tashmë është zyrtare, Parti Demokratike, pas vendimit të djeshëm të Komisionit shtetror të zgjedhjeve për mospërsëritje të zgjedhjeve në disa vendvotime në Ulqin, do të mbet definitivisht pa përfaqësuesin e vet në Parlamentin e Mali të Zi.
Ngjitja e mënjëhershme në skenën politike të shqiptareve në Mal të Zi e Partisë demokratike erdhi si pasojë e një veprimi politik të para shumë viteve ku një grup anëtarëve të ish UDSH u shkëputen nga ai subjekt politik dhe që në të njëtjën kohë larguan nga pushteti lokal i athershëm koalicionin DPS-UDSH. Ai veprim politik por i shoqëruar edhe me veprimin tjetër të këtij subjekti ku numrin një të komunës asokohe ia lëshoi përfaqësuesit subjektit tjetër shqiptar, Nazif Cungut nga Forca, asokohe u shikua me simpati të madhe në mesin e elektoratit shqiptar në Mal të Zi e sidomos në Ulqin, Anë të Malit e Krajë.
Vazhdimësia e veprimeve të tjera politike të tij subjekti politik nga ajo kohë e në vazhdim lë shumë pët të dëshiruar dhe gabimet e njëpasnjëshme e kanë sjellur këtë subjekt në një situatë delikate. Delikate për një arsye, ky subjekt deri tani nuk ka qenë kurrë në opozitë dhe mbajtja gjallë e tij ka ardhur si rezultat i të qenit në pozitë.
Rasti i fundit, mosfitimi i deputetit i cili nuk është punë numrave edhe pse në shikim të parë duken pak, ka bërë që ky subjekt të ketë përfunduar një cikël të të menduarit dhe të vepruarit të udhëheqësve të tij.
Nga sot, Partia Demokratike është në një udhëkryq ku ka shumë(pak) rrugëdalje. Dalja nga udhëkryqi varet kryekëput nga udhëheësia e vet këtij subjekti.