Elektorati shqiptar zhgënjeu me mbështetjen e subjekteve jo shqiptare
Kësaj radhe në Rozhajë veproi i vetmi subjekt politik shqiptar, Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve . Kjo listë në takimet që pati me votuesit , të cilët masovikisht dhanë nënshkrimet për këtë subjekt , paraprakisht përkrahën dhe premtuan se do të votojnë për subjektin e vet nacional për zgjedhjen e deputetit shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi. Ndërsa, dy koalicionet e tjera nuk e panë të arsyeshme as të vijnë për të biseduar me shqiptarët e Rozhajës, ndoshta nuk dinë se këtu ka shqiptarë ose kanë harruar se këtu jetojnë shqiptarët, shkruan Haxhi Lajçi për të përjavshmen shqiptare Koha Javore.
”Pikërisht në ditën e zgjedhjeve votat e shqiptarëve u grabitën (u blenë) masovikisht nga subjekti i partisë e cila mban qeverisjen lokale në Komunën e Rozhajës, Partia Boshnjake. Shkak i gjendjes socio-ekonomike shqiptarët e e Malësisë së Rozhajës këtyre ditëve masovikisht lëshojnë fshatrat dhe shkojnë për të jetuar gjatë gjithë dimrit në Pejë dhe në fshatrat përreth këtij qyteti, për shkak të kushteve më te volitshme për jetë ,punësim dhe shkollim. Sipas të gjitha gjasave ,ata menduan se më vlerë kanë marrja e të hollave për një votë sesa vota për deputetin shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi.
Kësaj radhe në Rozhajë veproi i vetmi subjekt politik shqiptar, Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve . Kjo listë në takimet që pati me votuesit , të cilët masovikisht dhanë nënshkrimet për këtë subjekt, paraprakisht përkrahen dhe premtuan se do të votojnë për subjektin e vet nacional për zgjedhjen e deputetit shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi. Ndërsa, dy koalicionet e tjera nuk e panë të arsyeshme as të vijnë për të biseduar me shqiptarët e Rozhajës, ndoshta nuk dinë se këtu ka shqiptarë ose kanë harruar se këtu jetojnë shqiptarët.”, vazhdon Lajçi
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “736” të revistës Koha Javore