materniteti-i-ulqinitEdhe disa muaj Materniteti i Ulqinit do të shënojë 12 vjetorin e hapjes së tij. Në vend të fillimit të aktiviteteve për shënimin sa më të mirë të këtij përvjetori të rëndësishëm, portali Ul info mëson se Ministria e shëndetsisë së Malit të Zi ka sjellur përfundimin se ky maternitet dë të shëndrrohet në stacionar dhe se për shkaqe të mospasjes së sallës për operim dhe transfuzionit nuk mund të shërbejë për lindje.

Situata bëhet edhe më alarmante nga kërkesa që ministri i shëndetësisë Budimit Shegrt i paska bërë drejtuesve lokal gjatë vizitave të tij në Ulqin që të punojnë që të sigurojnë që ky institucion të fitojë sallën e operimit dhe transfuzionit. Me këtë kërkesë të habitshme të ministrit të krijohet përshtyja së ky maternitet është jashtë sistemit shëndetësor të Malit të Zi dhe se për të përmushur nevojat e tija me këtë duhet të merret kush të mundet dhe jo ministria gjegjëse që e ka edhe obligim.

Deri tani ky maternitet ka punuar më së miri edhe pse me vështirësitë evidente gjatë punës së mjekëve gjinekolog ë të cilët e kanë bart barrën kryesore në këtë kënaqësi 12 vjeçare në qytetin tonë. I vetmi objekt që deri tani prodhonte jetë tashmë do të ketë qetësi dhe nuk do të ketë qarje të fëmijëve. Mjekët gjinekolog të qytetit tonë Zylfije Duraku, Sadije Hollaj, Millan Rolloviq dhe Teuta Hoxha tash e tutje do të detyrohen që pacientët e tyre ti drejtojnë për në Tivar, Podgoricë apo edhe gjetkë.

 

 

 

By admini