Lajmi i mbrëmshëm që Ministria e shëndetsisë së Malit të Zi ka sjellur përfundimin se Materniteti i Ulqinit dë të shëndrrohet në stacionar dhe se për shkaqe të mospasjes së sallës për operim dhe transfuzionit nuk mund të shërbejë më për lindje ka sjellur reagime të ashpëra në mesin e qytetarëve. Indinjatë e keqardhje, ky mund të jetë e përbashkëta e gjithë këtyre reagimeve.
Por një reagim interesant ka shprehur një nënë e cila në këtë maternitet ka lindur dy djemtë e saj. Nëna Lindita Astafa vet e ka përjetu përkujdesin e stafit të këtij materniteti dhe përkushtimin nga fillimi e deri në fund të lindjes të fëmijëve të vet prandaj edhe shpreh zhgënjimin e saj.
“Unë jam krenare qe kam lindur dy djemtë e mi në Maternitetin e Ulqinit. Mbyllja e maternitetit për lindje është shumë e padrejtë por të shpresojmë se ky veprim të mos bie në heshtje. Kjo esht e pa drejtë.”, kështu shprehet nëna Lindita Astafa që dy djemtë e saj i ka lindur në Maternitetin e Ulqinit.
Poashtu nëna Linditë ka frikë së i njëjti shërbim nuk do të mund të ofrohet për nënat shqiptare në maternitete tjera ku do të lindin fëmijët e vet.
“Kush mendon se ne maternitetin e Tivarit dhe të Podgoricës ti si shqiptar do ta kesh përkujdesjen 100%“,‘, përfundon Lindita.