Nga Endrit Avdiu
Me iniciativë të Kuvendit të rinjeve të Kosovës është mbajtur konferenca mbarëkombëtare e të rinjëve shqiptarë nga të gjitha trojet etnike, në Prishtinë.Në këtë konferencë ishin të ftuar përfaqesuesit e organizatave rinore nga Lugina e Preshevës,nga Shqipëria,nga Maqedonia,nga Camëria si dhe nga Mali I Zi.Tema e diskutimit në këtë konferencë Ishte “Integriteti I të rinjëve-sfidë kombëtare”. Të rinjtë shqiptarë nga Mali I Zi u përfaqësuan nga Endrit Avdiu nga organizata e studentëve të Ulqinit në Prishtinë I cili ishte ftuar ne rolin e panelistit.
Pjesëmarrësit tjere ne panel diskutimi ishin: Deniza Limani (Kryetare e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës), Edona Musliu (deputete e KRK-së dhe koordinatore e konferencës), Marion Gorica (Organizata për politika studentore – Shqipëri), Albano Idrizi (Gazetar dhe aktivist mbi çështjet Çame – Çamëri), Nevzat Lutfiu (Organizata Shpresa – Lugina e Preshevës) , Arben Hajrullahi ( Unioni Studentor Shqiptar).
-Ishte kjo ndër të rrallat herë që arrihet të mblidhen të gjithë të rinjtë shqiptarë dhe të diskutojnë mbi problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ata kudo që ata jetojnë.
– Konferencën e hapi kordinatorja Edona Musliu e cila në fjalën e saj ndër të tjera tha: “Si trima të kohës, ne, rinia nuk mund të rrimë pa vepruar. Sepse vetëm trimat veprojnë në momentin e duhur për të mirën e njerëzimit. E heroi është ai që bënë atë që mundet. Të tjerët nuk e bëjnë këtë. Të bëhemi heronj të moshatarëve tanë, duke nxjerr fryte nga kjo konferencë. “.Pas saj pasoi një falenderim I kryetares së Kuvendit rinor te Kosoves për pjesëmarrjen e të rinjëve nga të gjitha trojet si dhe shprehu gadishmerine e KRK-së per të lidhur ura bashkëpunimi me të rinjtë nga të gjitha trojet shqipëtare.
-Marion Gorica në fjalën e tij ndër të tjera u shpreh :” ne duhet të jemi ata që përfshihen në komunitetin që jetojmë, në mënyrë që rinia të marr në dorë fatin e vet duke u bërë ballë ndryshimeve historike dhe të jenë në gjendje të heqin dorë nga monotonia e neglizhencës.Ndërsa përfaqësuesi I të rinjëve nga Lugina e Preshevës,vuri theks të veçantë në mungesën e librave në gjuhën shqipe gjë të cilën Serbia se merr parasysh si dhe në minimizimin e hapësirave në universitetin e Prishtinës për studentët nga lugina e Preshevës.Në fjalën e Arben Hajrullahut nga Shkupi vlen të përmenden aktivitetet e shumta të organizatës së tij për të rinjtë shqiptarë në Maqedoni,si dhe citoi:” ne diskutojmë për çështje të vogla, bota ecë me shkencën duke ndryshuar, kjo ndodh për arsye se nuk kemi qasje me botën. Duhet të përqafojmë të panjohurën, dhe nuk duhet të definojmë me frikë”. Përfaqësuesi I Camerisë,aktivisti I njohur I kësaj çështje,Albano Idrizi theksoi se : “secili prej nesh ka potencial ta kthejë vullnetin në provë dhe ta promovojmë ashtu siç dëshirojmë të ardhmen”.
-Ndërsa Endrit Avdiu gjatë fjalës së tij informoi të pranishmit mbi gjendjen e shqiptarëve dhe rinisë shqiptare në Mal të Zi,me problemet me të cilat ata ballafaqohen,me vështirësitë e të rinjëve per t’u punësuar,me emigrimin masiv të tyre si pasojë e gjendjes ekonomike,me diskriminim nga ana e shtetit malazez,vështirësitë për ruajtjen e identitetit kombëtar e kulturor etj.Ai poashtu kërkoi mbështetje më të madhe për rininë në këto troje nga ana e shteteve mëmë si Kosova dhe Shqipëria si dhe theksoi se:”rinia shqiptare ka nevojë për një bashkim intelektual si pararendës I të ardhmes së kombit shqiptar”.
-Kjo konferencë shërbeu për njohjen reciproke në mes të rinjëve shqiptarë,diskutimin mbi problemet me të cilat ballafaqohen të rinjtë shqiptarë,thellimin e bashkëpunimit si dhe inicimin e projekteve të përbashkëta të cilat do të shërbenin për unifikimin e të rinjëve shqiptarë kudo që ata jetojnë.