Të shtunën me datë 08.10.2016 në Podgoric u mbajtë turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së, “Montenegro Trophy 2016”. Klubi iTaekwondo Ulcinj – Ulqini u paraqitë me 15 garues në këtë aktivitet sportivë në të dy diciplinat atë të formave dhe dyluftim. Ekipin e Ulqinit e udhëhoqi trajneri Allmedin Suka ndërsa kryetrajneri Fikret Dushku kishte rolin e referit kryesorë për kategorinë e formave.
Rezultati për klubin e Taekwondosë Ulqini ishte: Gjithësejt 17 medalje, prej tyre 9 medalje të arta, 4 medalje të argjendit, dhe 4 medalje të bronzit.
Garuesja më e sukseshme e Ulqinit ishte Amra Dushku me tre medalje të fituara. Garuesit e suksesshëm të cilët fituan medalje ishin:
1. Amra Dushku dy medalje të arta ne kategorinë e formave, medalje e argjendit në ndeshje individuale.
2. Amrudin Hoxha Hoxha me dy medalje të arta.
3. Arta Ismailaga me dy medalje të argjendit në dyluftim dhe forma.
4. Muhamed Ukoshata me dy medalje, e artë dhe e bronzit.
5. Medina Kanaqi medalje e artë.
6. Xheneta Kanaqi medalje e argjendë.
7. Sumeja Bisha medalje e artë.
8. Fiona Kraja medalje e artë.
9. Sara Kraja medalje e artë.
10. Amar Bakalli medalje e bronzit.
11. Bledar Kasmi medalje e bronzit.
12. Enes Dushku medalje e bronzit.
Falenderojmë sponsorët që na përkrahen në këtë aktivitet sportivë si dhe prindërit e n garusve.
Info: Tkd Ulqini