xhemal-xhemi-kapllanbeguPasdrekën e së dielës futbollistët e Otrant Olimpikut shënuan fitoren e radhës me rezultatin 2:0 në ndeshjen kryesore të javës. Shënues për ekipin nga Ulqini ishin tashmë të zakonshmit Rexha dhe Mollabeqiri.

Deri tani janë luajtur 10 xhiro nga të cilët ulqinakët fituan 7, barazuan tre herë dhe nuk pësuan as edhe nje humbje. Përveç futbollistëve të zakonshëm dhe shembull të ekipit tonë si Senika, Mollabeqiri, Rudaj,  Muharremi, Rexha, Meqikukiq, Markoviq por edhe të tjerët, rol kyç ka pasur edhe trajneri i ekipit Xhemal Kapllanbegu.

Ulqinakët pothuajse në asnjë ndeshje deri tani nuk kanë luajtur me të njëjtin formacion për shkaqe nga më të ndryshmet si kartonat apo edhe lëndimet dhe në të gjitha këto raste trajneri Kapllanbegu ka ditur të përzgjedhë lojtaret më të mirë që do të jepnin kontributin më të madh në pozicione të ndryshme.

Deri tani, në të gjitha ndeshjet ekipi i Otrant Olimpikut ka qenë i vendosur shumë mirë në fushë dhe pothuajse lojtarët me centimetra i dishin hapsirën që duhet ta mbuloshin.

Ekipi nga qyteti jonë, në çdo moment të të gjitha ndeshjeve ka ditur se për çka luan dhe ku duan që të dalin. Lirisht mund të thuhet se pa marrë parasysh se kush luan në formacion, sistemi i lojës funksionte.

Për të gjitha këto rezultata të mira dhe lojëra të bukura një ndër më meritoret është edhe trajneri i ekipit Xhemal Kapllanbegu.

Ndeshjen e radhës ulqinakët do ta luajnë kundër ekipit Kom të cilët në tabelen e klasifikimit radhiten vetëm një pikë pas ekipit tonë. Ekipi Kom është pretendenti kryesor për titullin e kampionit në kategorinë e dytë për këtë vit. Por, … ulqinakët kanë akoma për të dhënë dhe limitet e tyre nuk dihen. Të shpresojmë në atë që dëshirojmë.

Tabela e klasifikimit pas xhiros së X-të.
1.Otrant 24
2.Kom 23
3.Ibar 18
4.Radnički 17
5.Berane 17
6.Cetinje 14
7.Mornar 13
8.Jezero 10
9.Igalo 9
10..Bratstvo 9
11.Čelik 8
12.Grafičar 0

By admini