Kombëtarja shqiptare e futbollit përmbushi objektivin e saj me një fitore të pastër 0-2 në fushën e Lihtenshtejnit, që bën kuqezinjtë të jenë me pikët maksimale pas dy ndeshjesh, në Eliminatoret e Botërorit 2018. Në ndeshjen e zhvilluar në “The Rheinpark Stadion”, formacioni i De Biasi-t ishte më i miri në fushë dhe tani është në vendin e parë në grup, para Spanjës dhe Italisë.
Golat për Shqipërinë i shënuan Hyka dhe Balaj.
Ndeshjen e radhës kombëtarja shqiptare luan të dielen në Shkodër kundër Spanjës në një atmosferë që pritet të jetë elektrizuese.
Nga ana tjetër Kosova nuk mundi dot të lërë shenjë në derbin ballkanas ndaj Kroacisë, në një sfidë të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, apo siç konsiderohet “shtëpia” e tyre e dytë.
Ndeshjen e radhës përfaqësuesja e Kosovës e luan si mysafire nda Ukrainës.
https://www.youtube.com/watch?v=3SEGc3uC7Io
https://www.youtube.com/watch?v=ikA9K9e5GI8