Të shutnen në Ranë është mbajtur prezantimi i projektit përtej kufitar “Menaxhimi i riskut në raste katastrofash”, të cilin e implementon OJQ OZON, me mbështetjen financiare të OSBE-së në Mal të Zi. Projekti implementohet në territorin e Komunës së Ulqinit dhe territorin e komunave kufitare në Shqipëri. Në prezantim morrën pjesë kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, drejtori Drejtorisë për Mbrojtje Civile dhe Ndihmë Humanitare Luban Tmushiq dhe kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Ulqinit Flamur Seloviq.
Komuna e Ulqinit është qyteti i parë në Mal të Zi i cili merr pjesë në këtë projekt. Krytari Cungu ka shprehur kënaqësinë që Komuna jonë është pjesë e këtij projekti, sidomos duke marr parasyshë eksperinecën e muajit të kalur me shpërthimin e zjarrit në Malin e Bardhë.
Në kuadër të këtij projekti, deri tani, janë organizuar trajnimet për arsimtarët e shkollave Boshko Strugar dhe Vëllazërim-Bashkim të cilët kanë për qëllim rritjen e vetëdijës së qytetarëve në rast të situatave të jashtëzakonshme të përmbytjeve, zjarrit apo termeteve. Projekti, i cili do të zgjasë deri me 30 tetor, parashef edhe azhornimin e Planit lokal të menaxhimit të situatave emergjente, si dhe organizimin e trajnimeve për nënpunësit komunal se si t’i japin instruksione qytetarëve në rast të situatave emergjente.