Numri i saktë i listave shqiptare që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi akoma nuk dihet por që sipas të gjitha gjasave do të shkohet me minimum tri sosh.
E përditshmja malazeze Vijesti, sipas informacioneve të saja që ka mundur të sigurojë, mësohet se listen e përbërë nga partite Forca dhe UDSH do ta udhëheq kryetari aktual i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu.
Po i njëjti medium, shkruan se në listen e Partisë Demokratike me aleatet e vet i pari do të jetëm Gëzim Hajdinaga kurse pas tij Fatmir Gjeka.
Sido që të jetë këto janë të informacione jozyrtare dhe se çdo gjë do të qartësohet diten kur dhe do bëhet dorëzimi i listave.