Foto më lartë –Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr Engjëll Sedaj në shtëpinë e Frank Shkrelit në Falls Church, të shtetit Virginia, jo larg Washingtonit (Tetor, 1989) ku miqtë e dashur kaluan dy netë e tre ditë, të shoqëruar nga aktivisti i komunitetit, Z. Simon Simolacaj. Mysafirët e lartë nga Kosova erdhën për herë të parë për vizitë në Washington pasi kishin marrë pjesë në seminarin me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit, të organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, në Universitetin e njohur Fordham, të New Yorkut.
Frank Shkreli me Dr. Ibrahim Rugovën dhe Dr. Engjëll Sedaj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në Washington, Tetor 1989. Ishte kjo vizita e parë e Presidentit të ardhëshëm të Republikës së Kosovës në Washington, por jo e fundit.