Kremtimi i Kurban Bajramit tek shqiptarët musliman në Shtetet e Bashkuara: Paqe, shëndet dhe harmoni në mbarë botën!
Beqir SINA, Freehold -New Jersey
“Pasi, që ky Bajram, theksojë krye Imami Omer Papraniku, ka për synim kryesor, vëllazërimin, sakrificën dhe humanizmin, ne mburemi me bashkëkombasen tonë, bamiresen shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, për humanizmin e saj”, tha, ai, duke shtuar se dëshiroj që kjo festë madhështore të sjell paqe, shëndet dhe harmoni në mbarë botën”
Freehold -New Jersey : Sot, në të gjitha xhamitë e Shqiptare, në SHBA, si në zonën e Tri-Shtetshit, Kenektiket, Nju Xhersi dhe Nju Jork, ku janë mbi 10 xhami, dhe pjesmarrja ka qenë shumë e madhe, ashtu dhe atë të shteteve të tjera, si në Dallas, Feniks, Çikago, Detroit, Tampa, Filadelfia, Los Angelos, Las Vegas, Uashington, e të tjer, ku më së shumti jetojnë besimtarët shqiptarë të besimit musliman, qysh heret në mëngjes është falur Namazi i Kurban Bajramit, një ndër festat më të mëdha të fesë Islame.
Ndërsa, me këtë rast besimtarët shqiptarë, musliman, kanë mbushur objektet e tyre fetare, përplot me besimtarë , të të gjitha moshave; fëmijë, të rinjë dhe të moshuar, mërgimtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Çamëria, dhe diaspora.
Menjëherë, pas daljes nga xhamia ata ja kanë uruar njëri tjetrit Kurban Bajramin, ndërsa mbas kësaj shumë besmitarë, tradicionalisht në të gjitha qytet kanë vizituar varrezat, e të afërmeve të tyre .
Mbas kësaj ka ardhur radha e sakrificës së Kurbanit, tek shkëmbimi i vizitave tek kushërinjtë, komshinjtë dhe miqtë e tyre.
Dyert e xhamisë, së re, u hapën në orën 5:45 të mëngjesit. Ndërkohë, që manifestimi i faljes se Kurban Bajramit filloi në ora 6:00 me faljen e namazit të Sabahut
Pastaj pati ligjerata tematike kushtuar kësaj feste të madhe
Ligjeraten e parë e mbajti Imam Namik Mashkulli, më pastaj vazhdoi imami i xhamisë Omer Papraniku, i cili mbajti dhe Hytben.
Gjatë vasit (ligjëratës) në Xhaminë e re, në lokalitetin FreeHold në Nju Xhersi, Imam Namik Mashkulli, ku jetojnë qindra familje shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, dhe trevat shqiptare, të gjithëve besimtarëve, iu uroj atyre, që Kurban-bajramin ta kalojnë në disponim të mirë, duke theksuar; që ditët si këto janë mundësi e rëndësishme për forcimin e unitetit, bashkimit, solidaritetit dhe themeleve tjera të fesë.
Në Xhaminë e re, u mblodhën dhjetëra besimtarë muslimanë shqiptarë, të të gjitha moshave, duke u mbushur atë për plot, për të festuar sot Kurban Bajramin, në këtë ditë të rëndësishme të besimit të tyre, e cila është për të dytin vit me radhë në këtë xhami të re, e ndërtuar kjo me kontributin e vet besimtarëve në këtë lokalitet.
Udhëheqësit fetarë, të kësaj xhamie, si gjatë ligjeratës dhe lutjeve të tyre uruan edhe një herë besimtarët dhe u bënë thirrje për devotshmëri ndaj Zotit, nëpërmjet veprave të bamirësisë dhe mbrojtjes së të dobëtit dhe të varfërit.
Krye-Imami Omer Papraniku, uroi gjithashtu besimtarët duke thënë se Kurban Bajrami, është simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Allahut, i cili i mëson besimtarët për vëllazëri dhe dashuri mes njerëzve.
Ai theksoi se kjo festë e madhe i afron njerëzit me njëri-tjetrin, ushqimi ndahet me fqinjin dhe të varfërin, i ngopuri kujton të uriturin, i shëndetshmi ndihmon të sëmurin, i suksesshmi kujton më të dobëtin, dhe të gjithë së bashku kujtojnë Zotin.
Shqiptarët, kanë jetuar së bashku, duke respektuar besimin e njëri-tjetrit.
“Pasi, që ky Bajram, theksojë krye Imami Omer Papraniku, ka për synim kryesor, vëllazërimin, sakrificën dhe humanizmin, ne mburemi me bashkëkombasen tonë, bamiresen shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, për humanizmin e saj”, tha ai duke shtuar se dëshiroj që kjo festë madhështore të sjell paqe, shëndet dhe harmoni në mbarë botën”.
Më pas besimtarët simbas traditës së tyre, islame, ata janë kthyer në banesat e tyre, për të vijuar me festën e kësaj dite tashmë pranë familjeve, miqve dhe të dashurve të tyre, me tryezat e mbushura përplot me ëmbëlsirat tradicionale. Riti i kësaj feste, ka vazhduar edhe me vizita e njëri-tjetri në kujtimin e atyre, që nuk janë më midis nesh por kan kaluar në botën e amnueshme, duke u lutur për shpritërat e tyre në amshim.
Per me shume foto kliko KETU