mark-gjonaj-bill-klintonNga Beqir SINA – New York City

Mark Gjonaj :”Kjo ishte një kënaqësi e këtij, takimi, mbasi gjetëm rastin për të folur me Presidentin Klinton, mbrëmë në lidhje me atë; të ardhmen e lidhjeve tona”.

MANHATTAN NYC : Ish-presidenti Bill Clinton, i cili është përfshirë fuqimisht me të gjitha kapacitetet e tij, në fushatën për gruan e tij, këto ditë po qëndron në qytetin e New Yorkut, duke udhëhequr disa mbrëmje për ngritjen e fondeve, me mbështetes të fushatës Hillary për Presidente 2016.

Mbrëmjes për ngritjen e fondeve duket se i janë përgjigjuar edhe disa , shqiptarë, kështu të paktën duket edhe në fotografitë, që ka psotuar, mbrëmë në Manhattan -NYC,  njeri prej tyre në statusin e tij në rrjetin shoqëror Facebook.

Takimi elektoral i fushatës, për ngritjen e fondve, në New York, ishte me ish-Presidentin Bill Clinton, dhe aty kan marrë pjesë asambleisti i shtetit, të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, veprimtari Sal Rusi, ish kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, Ilir Rusi, dhe disa shqiptarë të tjerë, veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA.

Në profilin e tij në Facebook, asamblesiti shqiptarë nga Asambleja e shtetit të Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, shkruan se :”Kjo ishte një kënaqësi e këtij, takimi, mbasi gjetëm rastin për të folur me Presidentin Klinton, mbrëmë në lidhje me atë të ardhmen e lidhjeve tona”.

Ky ishte takimi i dytë, i ish Presidentit Klinton, me komunitetin shqiptarë në Nju Jork, brenda kësaj fushtate për zgjedhjet presidenciale 2016, ku kunkuronë bashkëshortja e tij Hillary Clinton.

Ish-presidenti Bill Clinton, para katër muaj bëri një fushatë për gruan e tij, kandidaten demokrate për presidente, Hillari Klinton, në Sallën Smith të Kolegjit të Malit Shën Vinsent -“College of Mount Saint Vincent” në zonën Riverdale të Bronx, New York.

Thirrjes për pjesëmarrje në këtë takim iu përgjigjen rreth 1000 vetë, shumica e tyre, shqiptarë, nga të gjitha viset shqiptare.

Takimi elektoral i fushatës, në New York, kishte si folës kryesor ish-Presidentin Bill Clinton.

Këtë tubim e përshëndetën edhe miku i dëshmuar i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, Presidenti i Bronxit, Ruben Diaz Jr dhe asambleisti i shtetit, të Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

Në këtë tubim elektoral, ishin të pranishme edhe shumë figura të njohura të komunitetit shqiptarët, veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA.

By admini