Dy anëtarë të “Illyrian Society of Law Enforcement” nga unifromat blu të NYPD, ngrihen në detyrë me gradën Lieutenant –
BROOKLYN, NEW YORK: Anëtarë të Shoqatës Amerikane Shqiptare të Policisë Iliriane – “Illyrian Society of Law Enforcement”, u takuan në Brooklyn – Nju Jork, në një takim për të nderuar dy kolegët e tyre , të ngritur në gradë në radhët e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, ku edhe ata shërbejnë.
Kjo shoqatë, e cila ka mbledhur deri tani rreth vetes me dhjetëra oficerë policie, shqiptaro – amerikanë, të uniformave blu amerikane, që po shërbejnë çdo ditë e natë me profesional -izëm dhe përkushtim në organet e policisë federale, shtetërore, si edhe në strukturat e tjera, që merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në nivele lokale, në shtetin e New York-ut dhe në SHBA, ka 4 vjet, që është krijuar.
Më 29 gusht, 2016, në Nju Jork, Shoqata e policve shqiptarë, e para dhe e vetemja deri tani në Shtetet e Bashkuara, “Shoqëria Ilire e Zyrtarëve të Zbatimit të Ligjit”, e cila përfshinë në radhët e saj më shumë se 300 punonjës shqiptarë, në radhët e uniformave blu – të New York Police Department – NYPD, zhvilloi një takim të përgjithshëm me anëtarët e saj dhe diskutojë disa nga objektivat e saj, si dhe mbajti diskutime mbi përgatitjet për takimin vjetor, i cili mbahet për çdo vjet në muajin Tetor në Brooklyn.
Në këtë takim, të Shoqatës së policëve shqiptarë, “Shoqëria Ilire e Zyrtarëve të Zbatimit të Ligjit”, morën pjesë Ylli Dautaj, President i Shoqatës Ilire e Zyrtarëve të Zbatimit të Ligjit, Konsulli Fatmir Zajmi, nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, Shefi i Hetuesis Joseph A. Piraino, nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Kings County, anetaret e kryesisë Asmir Dragovic, Elton Shametaj, Adriatik Xhidija, Jahe Gjidija, e tjer.
Në një kumtes zyrtare të kësaj shoqate, ndër të tjera, thuhet, se është diskutuar mbi disa çështje në avancimet e ardhshme dhe rritjen e numërit të antarsimit si dhe u folë rreth aktiviteteve të shoqatës “Shoqëria Ilire e Zyrtarëve të Zbatimit të Ligjit”.
Në këtë takim Sergeant Eduart Murati, mori një çmim për promovimin e tij të fundit në ngritjen në gradë, në rradhët e unifromave blu të NYPD, gjithashtu, ai me këtë rast ata përgëzuan edhe kolegun e tyre, Lieutenant Lutfi Dalipin, në promovimin e tij me gradën e togerit.
Ka qenë një pjesëmarrje e madhe, thuhet në dekleratën për shtyp, duke përfshirë edhe anëtarët e rinj të cilëve iu ishte dhënë një mundësi për të prezantuar veten e tyre, dhe, të shprehin opinionet e tyre.
Në fund të dekleratës thuhet se Shoqëria Ilire e Zyrtarëve të Zbatimit të Ligjit, me President Ylli Dautin, është organizata e parë e këtij lloji në Shtetet e Bashkuara, dhe, është një urë e fortë lidhje në mes të komunitetit tonë dhe dhe gjithë qytetarëve, njujorkez, në fushën e zbatimit të ligjit”.