Shkolla e mesme e qytetit të Ulqinit në kuadër të përgaditjeve sa më të mira për fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor ka fituar një doancion me vlerë prej afro 25000€ nga bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në SHBA.
Bashkëatdhetaret Ilmi Kurti, Hamdi dhe Iso Çapriqi ka vendosur që të ndihmojnë shkollën e mesme të qytetit tonë. I gjithë ky doanacion do të shkojë në ndërrimin e një pjese të inventarit të brendshëm të shkollës, lyerjen e hapsirave të brendshme si dhe vënien në funksion të ambienteve të dëmtuara pas përmbytjeve të fundit në këtë shkollë.
Çdo ndihmë për këtë shkollë është në fakt ndihmë për vetevete duke marrë parasysh faktin se pjesa më e madhe e fëmijëve të qytetit tonë kalojnë nëpër bankat e kësaj shkolle.