Komuna do të sigurojë kompletet e librave për nxënësit e klasave të para
Komuna e Ulqinit këtë vit do të financojë kompletet e librave për nxënësit e klasave të para. Janë bërë përgatitejt e duhura dhe të hënën do të mbahet takimi me katër Drejtorat e shkollave të qytetit ku do të caktohen dhe obligimet për sejcilin subjekt . Sipas asaj që shkollat kanë ofruar , komuna do të sigurojë 246 komplete per nxenesit e klases se pare me mesim ne gjuhen shqipe dhe ne gjuhen zyrtare, mësohet nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit.
Ndarja e kompleteve do të bëhet ditën e parë të shkollës.
Ky akcion është një ndihmë modeste nga ana e Komunës , për të gjithë prindërit që këtë vit përcjellin femijët e tyre për të parën herë në bankat e shkollës.