nxenesit-fillestar-ulqinPothuajse të gjitha qytetet në Mal të Zi, më saktësisht komunat respektive, për vitin shkollor 2016/2017 do të sigurojnë libra falas për nxënësit që këtë vit do të ulen për herë të parë në bankat shkollore.

Podgorica, Tivari, Berane, Budva, Herceg Novi,  Kotorri, Kollashini, Danilovgradi janë vetëm disa qytete të cilët kanë marrë një iniciativë të tillë e cila sadopak ndihmon në buxhetet familjare të prindërve të këtyre nxënësve. Qytetet e mësipërme janë vetëm disa të cilët ne më një ”lundrim” të shpejt në faqet respektive të komunave mund të vërenim për një iniciativë të tillë. Jemi të sigurt se ka edhe komuna tjera që e kanë përkrahur një iniciativë të tillë.

Nga Komuna e Ulqinit akoma nuk ka ndonjë informacion të tillë. Të shpresojmë që edhe Komuna e Ulqinit të sigurojë mjete për një iniciativë të tillë shumë të bukur.

By admini