Në adresen e faqes Ulqini Online ka arritur një shkresë nga Komisioni zgjedhor lokal të Komunës së Ulqinit të nënshkruar nga Vesna Gaçeviq Rogova.
Sipas kësaj shkrese, Komisioni zgjedhor lokal i Komunës së Ulqinit në mbledhjen e mbajtur me dt. 17.08.2016 ka vendosur që të ju drejtohet të gjithë qytetareve me një apel.
Ky komision apelon të të gjithë qytetaret që ti drejtohen zyrës lokale të Ministrisë së punëve të mbrendshme për të vertetuar listen zgjedhore dhe vendin ku do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të datës 16 tetor 2016.
Poashtu nga ky komision apelojnë që të sjellin shpenzimet në mënyrë që ato të ju kthehen.