Ulqin: Për 5€ i’a thyejnë dritaren e automjetit (foto)

Thyerja-xhamave-te-makinesNjë ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në parkingun e plazhit Miami Beach në qytetin e Ulqinit kur një automjeti i është thyer dritarja. Cak i hajduteve kanë qenë 5 euro brenda ne automjet.

“Kujdes njerez se per 5€ ne dukje,shkon cope e grim xhami makines”, kështu shkruan qytetarja M.K. pas ndodhjes së pazakontë.

Qytetarja në fjalë në rrjetin social ka postuar dy fotografi të automjetit të saj të thyer.