Shkruan: Esat Mehmeti
Ndonjëherë pyes veten: pse s’ma lexoni shpirtin? Pse shihni vetëm atë që tregoj nga jashta, por jo dhimbjen ? Unë mund të buzëqeshi, të heshti e të them se jam mirë, por kjo nuk do të thotë se zemra ime nuk ka dhimbje, mall apo fjalë të pathëna. Pse me gjykoni nga heshtja, kur brenda meje flasin mijëra fjalë?
Nuk është gjithmonë e lehtë të tregosh atë që ndien. Ka ndjenja që fshihen pas një heshtjeje, kujtime që mbahen thellë dhimbje të heshtura.Ka momente në jetë kur fjalët bëhen të vogla përballë asaj që ndien shpirti. Ka dhimbje që nuk dinë të flasin, lot që nuk bien nga sytë dhe heshtje që thonë më shumë se një mijë fjalë. Andaj, mos më gjykoni nga heshtja, por lexoni shpirtin, sepse aty do t’me njiheni më mirë.
Unë jam mësuar të buzëqeshi edhe kur brenda meje ka stuhi.Heshti edhe atëherë kur zemra ime ka aq shumë për të thënë. Jam mësuar të them “s’ka gjë” edhe atëherë kur në të vërtetë ka shumë gjëra që më kanë lënduar. Jo sepse nuk ndiej, por sepse jam lodhur duke shpjeguar atë që ndiej dhe duke pritur që dikush ta kuptojë. Brenda shpirtit tim ka kujtime që flejnë në heshtje. Ka ditë kur zemra ime lodhet duke bërë sikur është e fortë. Ka net kur, pasi të gjithë flejnë, unë mbetem me mendimet e mia, me kujtime që më hedhin në pyetje që askush nuk di t’u japë përgjigje dhe në mengjes përseri zgjohem me të njëjtat mendime të heshtura.
Në jetën time ka njerëz që i kam falur, por nuk i kam harruar.Ka plagë që janë mbyllur në dukje, por që endetherin kur i prek kujtesa.Ka ëndrra që i kam varrosur thellë, sepse jeta më mësoi se jo çdo gjë që kam dëshiruar do tëbëhet realitet.
Pse më gjykoni nga heshtja ?
Jam lodhur duke thënë “s’ka gjë”,kur në shpirtin tim kishte shumë gjëra për t’u thënën.Ndoshta jam mësuar t’i mbaj të ndrydhura ndjenjat brenda vetës, sa tani askush nuk e mendon se edhe unë mund të thyhem një ditë. Edhe njeriu më i fortë ka nevojë për një dorë të shtrirë, për një fjalë të ngrohtë,ose thjesht për dike që të dëgjon pa të gjykuar. Jam munduar aq shumë ta fshehi dhimbjen,saqë të gjithë fillojnë t’i besojnë buzëqeshjes sime.Mirëpo, njerëzit shpesh gjykojnë atë që shohin. Nëse hesht, thonë se jam i ftohtë. Nëse largohem thonë se nuk i intereson.Nëse nuk flas, mendojnë se nuk kam asgjë për të thënë.Por askush nuk pyet dhe kjo është dhimbja më e madhe.Andaj mos u përpiq me folë, sepse ai që nuk të kupton lotin, nuk t’i kupton as fjalët.Andaj heshti.Heshti sepse kam shumë për të thenë…
Por, pavarësisht gjithçkaje, unë ende besoj tek njerëzit. Ende besoj te mirësia. Ende besoj se diku ekziston dikush që nuk do të më kërkojë të shpjegojë çdo lot që kam derdhur në heshtje, sepse do ta kuptojë vetë pse ai lot ka ardhur.
Por, ne shpesh kalojmë pranë njëri-tjetrit pa e ditur se çfarë beteje po zhvillohet në heshtje.Ne jetojmë në një kohë kur njerëzit dinë të shohin shumë, por të kuptojnë pak. Shikojnë veshjen, fjalët, sjelljen, gabimet… por rrallë përpiqen të shohin plagët që nuk duken,e nuk ta lexojnë shpirtin.!
Pse më gjykoni për heshtjen time?. Pse nuk e kuptoni se ndonjëherë edhe heshtja është një britmë ?! Brenda meje ka aq shumë fjalë të pathëna,që s’kanë mundur kurrë të dalin nga buzët dhe ndoshta kjo është dhimbja më e madhe e heshtur.Por nuk jam i vetëm, si unë ka edhe të tjerë…
Pse s’ma lexoni shpirtin?
Ndonjëherë nuk dua fjalë të mëdha. Nuk dua të më thuhet se gjithçka do të bëhet mirë. Dua vetëm dike që ta kuptojë heshtjen time. Brenda meje ekziston një botë e tërë që pret një zemër të ndjeshme dhe një shpirt që të thotë: “Nuk ke nevojë të flasësh.Të kuptoj shumë mirë”! Respekti i vërtetë është të duash edhe heshtjen e tjetrit. Të respektosh plagët e tij. Të qëndrosh pranë tij edhe atëherë kur ai nuk të kërkon ndihmë.
Andaj, ju pyes edhe një herë:
Pse s’ma lexoni shpirtin? Pse më shihni vetëm kur flas, por jo kur heshti dhe kur zëri më dridhet?
Ndoshta një ditë do të kuptoni se pas këtij njeriu që gjithmonë dukej i fortë, fshihet dikush që ka nevojë vetëm për t’u kuptuar drejt e mirë dhe atëherë do ta kuptoni se sa shumë kam heshtur për të mos ju rënduar juve me dhimbjen time.
Unë nuk kërkoj shumë. Nuk kërkoj që bota të ndalet për dhimbjen time.Unë nuk dua asgjë tjetër, vetëm ta ndiejë se dikush më në fund e kuptoi heshtjen time, Kërkon një zemër që të mos largohet sapo të shohë plagët e mia,sepse ka dhimbje që nuk bërtasin.Ka lot që nuk bien.Ka plagë që nuk duken.
Andaj, herën tjetër kur të më shihni duke buzëqeshur, shikoni sytë e mi, doshta aty do të gjeni gjithçka që buzët e mia nuk kanë guxuar ta thonë.Shpirti nuk shihet me sy. Ai lexohet me zemër.Në fund të ditës mos e mat suksesin me atë qe ke fituar,mate me sa buzëqeshje iu ke dhuruar njerëzve, sepse në fund ai është suksesi më i madh.Njeriu ka një jetë dhe ajo nuk kthehet ma !
( shtator 2026)

