Të marten një zjarr i madh shpërtheu në Ullishten në drejtim të Valdanosit, në komunën e Ulqinit, ku jan; djegur shumë ullinj, kurse tre aeroplanë të Drejtorisë për Situata të Emergjencës të Ministrisë së Brendshme mbërritën për të ndihmuar zjarrfikësit e Ulqinit për të shuar zjarrin, shkruan Ulqini Online.

Dëmi është mjaft i madh. Siç mësohet nga njëri prej drejtuesit shoqatës së ullishtarëve Arben Elezaga nga një post të tij, bëhet fjalë për djegie të ullinjëve shumë të vjetër.
”U banë hi e pluhun minimum 300 vjet ullinj te moçëm”, shkruan Elezaaga.

Para dy viteve, me 26 shtator, një zjarr i madh kishte shpërthyer në Bashbylyk ku numri i ullinjëve të shkrumuar ishte mbi 1000. Atëbotë ishte shkaktuar një situatë tejet të rëndë dhe tensionuese tek të gjithë qytetarët e Ulqinit e posaçërisht tek pronarët e ullishtës shumëvjeçare nga e cila kanë pasur egzistencën sociale me vite dhe gjenerata të tëra.

U ban hi e pluhun minimum 300 vijet ullinj te moçëm

Posted by Arben Elezaga on Tuesday, September 8, 2020

By admini