
Laboratorët e Institutit për shëndetin publik në Mal të Zi kanë përfunduar testin PCR të 839 mostrave në koronavirusin. Janë regjistruar 216 raste të infektimeve, që është numri më i madh i të infektuarëve brenda një ditë, shkruan Ulqini Online.
Në Ulqin për fat të mirë nuk është shënuar asnjë rast, por momentalishtnumri i të infektuar është 27 veta.
Sipas komunave situata është si më poshtë.
Komuna | të infektuar |
Podgorica | 73 |
Nikshiq | 43 |
Berane | 40 |
Bijelo Polje | 22 |
Rozhaje | 13 |
Pljevla | 8 |
Budva | 4 |
Mojkovac | 3 |
Herceg Novi | 3 |
Tivar | 2 |
Cetinë | 2 |
Andrijevica | 1 |
Guci | 1 |
Tivat | 1 |