Foto: Buzuku Montenegro Olive Oil

“Këtë pasdite, një zjarr i madh shpërtheu në  Anë të Malit dhe në Ullishten në drejtim të Valdanosit, në komunën e Ulqinit, ku po digjen ullinj, kurse  tre aeroplanë të Drejtorisë për Situata të Emergjencës të Ministrisë së Brendshme mbërritën për të ndihmuar zjarrfikësit e Ulqinit. Situata aktualisht është nën kontroll ”, kështu meson cdm nga  Ministrinë e Brendshme, trasnmeton Ulqini Online.

Drejtoria për Situata Emergjente e Ministrisë së Brendshme apelon që qytetarët të jenë përgjegjës duke respektuar rekomandimet e shërbimeve dhe organeve kompetente për ndalimin e zjarreve të hapura, në mënyrë që ta mbyllim këtë sezon me sa më pak pasoja dhe dëme.

By admini