Të marten tubim paqësor para komunës – ”Të ruajmë burimet kulturore dhe natyrore të Ulqinit”

Ftojmë të gjithë qytetarët e Ulqinit që të bashkohen me ne, në një tubim paqeje dhe të shprehin pakënaqësinë e tyre për veprat e paligjshme të kryera në zonën e “Pyllit të Pishave”!
Tubimi paqësor do të mbahet të martën, me 7 maj 2019, pranë Komunës së Ulqinit në ora 12:00, kështu thuhet në një ftesë të publikuar në rjetet sociale.

Qyteti ynë pësoj një dëm të madh për shkak të të ashtuquajturit “valorizimit dhe zhvillimit të jo- qëndrueshëm”, për arsye të mosrespektimit të ligjit, të neglizhencës së autoriteteve kompetente të atyre në nivelin lokal dhe të atyre në nivelin shtetëror. Reagimi i tyre është i vonuar, derisa ata të inspektojnë terenin, dëmtime të mëdha tashmë janë bërë. Qyteti është duke humbur edhe atë pak identitet të mbetur, për të cilin ai ishte aq i veçantë.

Kërkojmë që bukuritë dhe bekimet të rastit aktual por edhe perlave të tjera natyrore të Ulqinit të mbrohen, që hapësira tashmë e shkatërruar të rikthehet në gjendjen fillestare dhe të shpallet zonë e „Monumentit të natyrës“ dhe të ndalohet ndërtimi në tërë këtë pjesë të Pyllit të Pishave!
Ndoshta ne kemi qënë vëzhgues memec deri më tani, por ne po zgjohemi dhe nuk do të heqim dorë nga qyteti ynë.

Ky grup qytetarësh synon të mbrojë hapësirën unike dhe të ruajë burimet kulturore dhe natyrore të Ulqinit.

Sepse, Ulqini është shtëpia jonë!, përfundon ftesa