
“Kuq e Zi” – “Shkendija” e Lazim Destanit nga Tetova kampione per se dytin vit me rradhe
Nga Beqir SINA – New York
Urime “Shkendija” vjen keshtu urimi I Presidentit te Klubit te Futbollit Shkendija – zotit Lazim Destani
TETOVE : Klubi shqiptar nga Tetova, Shkëndija ka fituar matematikisht titullin kampion për sezonin 2018/19 në Superligën e Maqedonisë.
Shkëndija ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen e tyre në trasnferte kunder Rabotnickit, e vlefshme për javën e 32-të.
Kjo fitore erdhi falë golit të shënuar në minutën e fundit të ndeshjes nga mesfushori i talentuar Ennur Totre. Me këtë fitore, klubi tetovar ka arritur të shpallet edhe matematikisht kampion i Maqedonisë për sezonin 2018/19.
Ky ishte viti i dytë radhazi që kuqezinjtë shpallen kampion, ku edhe kësaj radhe e mposhti në garë ekipin shkupjan Vardari.
Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fundit, Shkëndija ka 72 pikë në vendin e parë, ndërsa Vardari i dyti me 59 pikë.
Për klubin e formuar në vitin 1979 ky ishte titulli i tretë në histori.
Golashënuesit më të mirë të Shkëndijës këtë sezon ishin Besart Ibrahimi dhe Izair Emini me nga 11 gola.
Urime “Shkendija” vjen keshtu urimi I Presidentit te Klubit te Futbollit Shkendija – zotit Lazim Destani
Gëzuar titullin e kampionit! Fitorja juaj e sotme edhe matematikisht dhe zyrtarisht e vulosi titullin tuaj Kampion edhe për këtë stinor, 2018/2019. Ju kam ndjekur si gjithmonë, gjatë gjithë kampionatit, dhe sigurisht me lojën tuaj të bukur na sillni plot kënaqësi dhe emocion. Për nivelin tuaj flet edhe diferenca e pikëve që jua siguron këtë titull tashmë katër ndeshje para mbarimit të stinorit.
Për sukseset e arritura ju uroj së bashku, ju lojtarëve, stafin teknik si dhe menaxhmentin e klubit. Uroj të vazhdoni me përkushtim punën tuaj deri në fund të stinorit në mënyrë që kupat europiane t’i presim sa më të përgatitur.
Me këtë rast, jua përcjell urimet e mia të gjithë ju tifozëve dhe adhuruesve të Shkëndijës së bashku me tifo-grupin Ballistët, që me ëndje i ndiqni sukseset e kuqezinjve tanë që gjithmonë na sjellin gëzim, kënaqësi e krenari.