Me fillimin e sezonit turistik në Ulqin me vite me radh një ndër problemet me të mëdhenj me vite është kalimi i pikës kufitare në Sukubinë. Radhët e gjata dhe vonesat disa orëshë janë raste të shpeshta që hasin mysafirër që si pikë finale turistike kanë Ulqinin.
Një hap interesant me qëllim të përshpejtimit të procedurave të kalimit këtë vit ka ndërmarrë Organizata turisike e Ulqinit. Drejtori i OT të Ulqinit Fuad Haxhibeti në një intervistë për TV Teuta tregon se ata kanë angazhuar edhe 8 policë kufitarë të cilët do të angazhohen në Sukubinë me qëllim të përshpejtimit të kalimeve në këtë pikë kufitare.
Siç shprehet Haxhibeti, shpenzimet e fjetjes dhe tjera do të mbulohen nga OT e Ulqinit ndërsa pagat do ti paguaj ministria gjegjëse.
Ky mund të jetë rast unik në tërë Malin e Zi për një angazhim të tillë.