mali-sutorman-tivar”Fillimi i muajit korrik i vitit 1991, do të mbetet gjatë në kujtesen e te rinjëve shqiptarë të cilët në at kohë morën thirrjet për mobilizimin ushtarak në famëkeqën Armata Popullore e Jugosllavisë(APJ).Koha e mobilizimit përkonte me fillimin e luftërave në ish-Jugosllavi, gjegjësisht me fillimin e agresionit serbo-malazez ndaj popujve tjerë të atij shtetit federativ. Udhëheqja e atëherëshme e Beogradit me në krye kriminelin e luftës Millosheviqin, në bashkëpunim me udhëheqjen e atëherëshme servile të Malit te Zi me në krye Momir Bullatoviqin, u angazhuan dhe dhënë urdhrin për mobilizimin ushtarak të të rinjëve me qëllim që t’i dërgonin ata në frontet e luftës së pakuptimë, përkatsisht në Republikën e Sllovenisë,Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Nga trevat shqiptare në Mal te Zi u mobilizuan rreth 3000 rezervistë, te cilët u shpërndanë në qendra të ndryshme të kësaj republike. Rreth 1000 prej tyre u vendosën ne kazermën ushtarake të Tivarit .Jo larg tyre , në Sutorman u vendosën 750 vetë.Ndërsa 1000 te tjerë, shkuan në afërsi të Podgoricës. Sipas ligjit të atëhershëm të forcave të armatosura jugosllave , mobilizimi duhet të zgjaste vetëm 24 orë . Brenda këtij afati të shkurtër kohor , i mobilizuari ( rezervisti), ose dërgohet në luftë ose kthehet në shtëpi, pra lirohet nga detyrimi.Por në këte rast nuk ndodhi as njëra as tjetra.Të mobilizuarit , shumica dërmuese e të cilëve ishin shqiptarë,u mbajtën kundër vullnetit të tyre dhe kundër ligjit , për gjashtë ditë të tëra.”, kështu shkruan Xheladin Zeneli në shkrimin e tij ”Gjashtë ditë ankthi dhe qendrese” për mobilizimn famëkeq të të rinjëve shqiptarë nga Mali i Zi në malin e Sutormanit në afërsi të Tivarit.

Por detaje tjera interesante dhe drithëruese jep një nga të mobilizuarit e athershëm. Kabil Gjoni duke komentuar këtë ngjarje tregon.
”Ekam perjetu atë mobilizim famkeq me shumë shokët e mi shqiptar nga komuna e Ulqinit dhe Tivarit. Kemi qenë të rrethuar nga çdo anë me ushtarë malazezë me snajpera.  Aty kemi qendruart disa dite dhe netë. Natën e fundit ne ora 2 pas mesnates na kanë detyruar të kalojmë tunelin e Sutormanit ne terrë dhe pa drita. Ne mëngjes heret kanë dashur me na transportu me makina te mlëdhaja për  në Nikshiq. Nikshiqi ka qenë vendi që kanë dashur me na likvidu. Aty i kemi refuzu. Por i falenderohemi Zotit dhe Mehmet Bardhit dhe shum familjarëve qe kanë ardhur e na kanë marrë me autobusa e makina. Mbas disa kohe më kanë thirrë edhe ne gjygj me dhënë deklaratë. Me kujtohet një daktillografe me që më tha ” per çka ke ardh?”. Pasi i  tregova më tha se ke me shku ne burg”, këto janë disa rreshta të shkruara në një koment të tij të zotit Gjoni.

By admini

One thought on “25 vjet nga mobilizimi famëkeq i Sutormanit – Gjoni tregon për detajet e atyre diteve”
  1. E lexova me vemendje ,dhe me vjen mire qe dikush e rikujton ata dit ,fati i jem ka kjen qe nuk kam qillue me i perjetue ate tmerr ,por nji gja nuk muj ta kuptoj sesa shpejt populli harrojn , ekan harrue tmerrin ,ekan harrue ate kush u angazhue per ta , pa marr para sysh sekush isht aj apo aja sot , por Zotni Kabil Gjoni sepaska harrue ,qe jam mirnjohes per kete.Me nderime Hasimi

Comments are closed.