Sezoni turistik i këtij viti ende nuk ka filluar në atë mënyrë se si kanë pritur punëtoret turistik të qytetit tonë. Koha e ligë, muaji i Ramazanit apo edhe kamponati evropian i futbollit mund të kenë ndikuar që ky fillim të mos jetë ashtu siç do të kishim dëshiruar të gjithë.
Por, përtej kësaj, kryetari i shoqatës së qiramarrësve të plazheve Prela Shkrela në një deklaratë pët të përditshmen malazeze Dan tha se kompetentët nga ”Të mirat detare” dhe administrata lokale nuk janë duke mbajtur premtimet e dhëna në fillim të sezonit.
“Ne paguajmë taksa të llojllojshme, madje edhe për stërpikjen e mushkonjave por kjo nuk ndodh. Nuk ka as azil për kafshët dhe bagëtitë e lëshuara edhe pse ishte premtuar. Kompetentët vetëm na marrin paratë po nuk bëjnë asgjë që të zgjidhen problemet e mëdha. Kjo nuk ka kuptim dhe kompetentët duhet të reagojnë”, thotë Shkrela.
Sa i përket stërpikjes së mushkonjave një ditë më parë komuna e Ulqinit ka pasur paralajmëruar një aksion të tillë për të datën 1 korrik me fillim nga ora 21:30.