Kryetari Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka dalur ditën e merkurë në një konferencë për media për të treguar arritjet për 100 ditë nga qeverisja e koalicionit të gjërë në Komunën e Ulqinit.
Fjalën e plotë të ungut mund ta lexoni më poshtë.
Të nderuar të pranishëm,
U bënë 100 ditë nga qeverisja e koalicionit të gjërë në Komunën e Ulqinit.
Unë jam i vetëdijshëm që 100 ditë janë shumë pak për të përmbushur të gjitha pritshmëritë, por besoj se pritshmërinë e parë e kemi realizuar e ajo është rikthimi i vetëbesimit –ky ka qenë synimi im primar dhe i ekzekutivit që drejtoj.
E kam theksuar dhe përsëri e theksoj se jemi përkushtuar për tranparencë të plotë dhe për vendosjen e një modeli tjetër të qeverisjes. Kur them këtë kam parasyshë, ndalimin e shperdorimit të mjeteve pa kriter , reduktimin e shpenzimeve, udhëtimeve , dijetave , dhe të gjitha ato që rëndojnë buxhetin.
Mbase është mirë që në vazhdim të flasim me gjuhën e fakteve dhe shifrave .
Gjatë kësaj kohe je si pushtet vendorë kemi qenë të fokusuar në shumë fusha Nuk dëshiroj tju lodh me atë se në cfarë gjëndje kemi hasur ne sektorin e financave, sa kanë qene borxhet ndaj kontaktorëve, ndërmarrjeve publike fondeve, pagat e pashlyera, kontributet dhe shume te tjera të ngjashme me keto.
Më poshtë mund të shihni konkretisht se cilat kanë qenë hapat që kemi ndërmarre, shpenzimet që kemi shlyer, obligimet dhe detyrimet që i kemi realizuar dhe të tjera që na presin.
Të nderuar qytetarë, jam i vetëdijshëm se edhe shumë punë të tjera na presin.
Tani jemi të fokusuar në përgatitjen dhe përcjelljen e sezonin turistik. Lus të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e medijeve të angazhohemi dhe të japim ndihmesën tonë që rezultatet të jenë sa më të mira.
Në vjeshtë na presin punë të shumta.
GJENDJA NË KOMUNËN E UlQINIT
I – GJENDJA FINANCIARE NË KOMUNËN E ULQINIT
Sic Ju është e njohur komuna e Ulqinit tesh një kohë të gjatë ndodhet në një gjendje shumë të vështirë financiare.Edhepse kemi ndërrmarrë një sërë aktivitetesh që shkojnë në drejtim të konsolidimit ,rezultatet nuk mund të priten në një kohë të shkurtër. Janë reduktuar pothuajse të gjitha shpenzimet por ne ende nuk jemi të kënaqur me të arriturat ,Një gjë është e sigurtë që jemi në rrugën e duhur dhe të sigurtë .
Ne vazhdim do tju prezantoj disa nga rezultatet qe i kemi arritur brenda këtyre 100 ditëve:
Atë që parasëgjithash dëshiroj tju njoftoj është fakti që komuna për ditën e sotme i huazon punëtorëve vetm dy paga të pashlyera .
Jam i sigurtë që edhe ata do te jenë të shlyhen në një kohë optimale.
Ju, rikujtoj që në këtë interval prej 100 ditëve unë dhe bashkëpunëtorët e mij kemi pasur sukses të shlyjme 8 paga të punëtorëve.
Po ashtu për NP që financohen nga buxheti janë paguar nga 5 ose 6 rroga , pasi disa nga ta kanë qenë në bllokadë nga ana e anëtarëve të këshillave drejtues , për këtë nuk kemi qenë në gjendje që të gjithëve njëkohësisht ti paguajmë të ardhurat.
Dëshiroj të theksoj që komuna në periudhën e ardheshme do të paguaj për Agjencinë për rindërtim dhe zhvillim mjetet për shërbimet dhe punët që kanë bërë për komunën dhe në këtë mënyrë të krijohet pavarësia e Agjencisë .
Gjatë kësaj kohe kemi pasur sukses që me kontraktorë të ndyshëm të arrijmë marëveshtje për dinamikën e pagesave me cgjë kemi bërë shmangjen e bllokadave te llogarise rrjedhëse.
.
Në vazhdim do tu prezantojmë disa nga pagesat që ka bërë komuna e Ulqinit:
1. Mbyllja e obligimeve kreditore : 2.387.678,81 €
Komuna në këtë periudhë ka mbyllur obligimet kreditore në tri banka Erste bank, Atlas Bank dhe një kredi tek Fondi investues për zhvillim Obligimet tona në baze të kredive kanë qenë tek Erste banke 4.070534.71 € dhe krediti tek IRF 540.837,50.
2. Pagat e të punësuarve në komunë Gusht 2015– Mars 2016 1.056.560,56 €
Për këtë periudhë kemi paguar 8 rroga dhe në vitin 2016 sejcilën pagë e kemi paguar me kontribute.
3. Pagesat e obligimeve të ndryshme ndaj kontraktorëve 1.127.753,87 €
Në këtë pjesë do të vecoja disa nga pagesat e rëndësishme dhe atë :
Pagesa ndaj Elektroekonomisë 172,190,55 € me ta kemi nënshkruar të cilën rregullisht e rrespektojmë
Pagesa ndaj NP Veprimtaritë komunale me vlerë 147756.25 €,kjo gjë ka bërë që kjo ndërmarrje të ketë rezultate të mira në mirëmbajtje të pastërtisë dhe në hapsirat e gjelberta në qytet.
Pagesa ndaj Vodacomit 109,933,00 €, me këtë krijohen kushtet për fillimin e investimit nga ana e Bankes KFW me vlerë prej 20.000.000,00€
Pagesa ndaj Ujësjellësit regjional 52.268,64 €, e kjo i kontribuon furnizimit normal me ujë gjatë sezonit turistik
Me këto ndërmarrje si dhe me NP Ujsjellës dhe kanalizim ka ardhur deri tek barazimi i kartelave me cgje ne mënyre precize eshte berë dhe vlera e borxhit dhe kerkimeve.
Po ashtu për ndërtimin e shkollës në Sukubinë kompanisë Artek Doo i janë paguar 25.000,00 €, me cgjë është mundësuar vazhdimi i punimeve në këtë objekt. Po ashtu të njëjtës kompani i janë paguar 25.000.00 euro, por ketë rralle nga mjetet ediaspores, pasi sic dihet ky është një projekt trilateral.
Kompanise Novi Volvox i është bërë një pagese 32.036,84 me këtë krijohen kushte për dislokimin e familjeve nga lokaliteti i Jadranit dhe hapet mundësia e ndërtimit të kompleksit hotelerier në kete lokacion.
Po ashtu janë bërë pagesa ndaj T-com, Postës MZI Fondit për dëme Urban Projektit Inkoplanit , Montenegro porjektit , Eko Boka për ndërtimin e dokumentacioneve te planimetrise Mezonit , Putevima Bar, Milla Milla, Elko Team doo, Elko doo për punët që kanë bërë në komunën e Ulqinit , si dhe ndaj kontraktorëve ndaj të cilëve komuna ka pasur obligime.
4. Pagesat për kompensimet e punëtorëve të Komunës 223.623,68 €
Komuna ka paguar kompensime për 15 punëtorë ne vleren 170.000,00 € si dhe masën prej 53,623,68 € për punëtorët të cilët më herët kanë lëshuar vendet e tyre të punës me marrjen e 12 pagave , këtu na duhet të sigurojmë mjete edhe per 12 punëtorë në masën rreth 30.000,00 €, mjete këto që do ti shlyejme ashtu sic kemi thenë deri në fund të sezonit turistik
5. Pagesa për kompensimet ne ndërmarrjet publike 402.000,00 €
I janë paguar NP Veprimtaritë Komunale për 22 punëtorë , që kanë lëshuar vendet e punes, NP Ujësjelleës dhe kanalzim për 11 punëtorë NP per kultivimin e egërsirave për 4 punëtorë si dhe SHPK RTV Ulqini për një të punësuar ë
Presim arritjen e mareveshtjes me NP Qendra për kulture dhe numrin e saktë të punëtorëve dhe pagesat që duhet berë atyre.
6. Pagat dhe blokadat Ndërmarrjeve publike 222.190,00 €
Sic e theksuam për NP Qendra për kulturë ,RTV Ulqini, Qendrën për femije Sirena, i kemi paguar nga gjashtë paga , ndersa per NP per kultivimin e egersirave 5 për shkak të blokadës po aq i janë paguar dhe Agjencise për rindërtim për faktin se pagesat e tyre bëhen nga ana e komunës pas mbërritjes së tyre.
7. Për punë me kontrata janë paguar 120.951,28 €
Në këtë formë ka qenë i punësuar një numër i madh i personave , ne kemi zvogëluar dukshëm numrin e tyre dhe do të kemi qasje te vecante ndaj sejcilit që është punesuar ne kete formë.
8. Subjekteve politike 63.608,57 €
Borxhet ndaj subjekteve politike kane qene teper te medha dhe kane kaluar shifrën 180.000,00 € Ne kemi pasur sukses që të shlyejme borxhet për vitet 2013,2014 .me të njëjtn tempo do të vazhdojmë edhe për vitet ne vijim.
9. Pagat e keshilltarëve 44.205,00 €
Për këshilltarë janë paguar pagat për katër muaj të vitit 2015, llogaris qe shpejt do të vazhdojmë të shlyejmë dhe muajt e tjere.
10. Për sport në bazë të aktvendimeve kemi paguar 24.561,50 €
Mjetet për sport janë ndarë në bazë të aktvendimeve dhe shpresojmë që Komisioni i ngritur do të analizojë sejcilin aktvendim , po ashtu thirja publike që kemi berë për finansimin e veprimtarive sportive dukshëm do të avansoje sportin në komunën tonë.
Kur jemi tek sporti shfrytezoj rastin qe të përgezoj të rinjtë tanë për suksesin dhe hyrjen ne ligen e dyte ne futboll.
11. Sektorit OJQ 10.440,00 €
Pagesat janë bërë nga konkurset e viteve të mëhershëm dhe shpejt do të formojmë komisionin e ri per aplikimin e thirjes publike për ndarjen e mjeteve për OJQ –të
12. Ndihma sociale 15.474,98 €
Ndihma sociale eshte dhënë në bazë të aktvendimeve dhe me këtë praktikë komisioni do të vazhdojë sipas kriteriumeve të miratuara.
Në mes të tjerave, janë realizuar edhe këto aktivitete:
• Realizimi I sanimit të pjesërishëm të kalldramit me qëllim të mospengimit gjatë sezonit turistik.
• Arritje e marrëveshtjes për largimin vullnetare nga vendi I punes per 59 punetore te Komunes se Ulqinit dhe pagesa e kompensimeve per to
• Pagesa e bursave te studentave për vitin 2014
• Sigurimi i tokës per sistematizimin e bagetive të lëshuara
• Marrja e obligimeve nga NK “Pastrimi” ndaj Deponisë sanitare ne shumen 220.000,00 EUR
• Pagesa e shumës 230.000,00 EUR NP “Pastrim” për pagesën e kompensimeve të punëtorëve
• Arritja e marëveshtjes për mirëmbajtjen e ndriçimit publik në shumë prej 37.000,00 EUR
• Ndarja e mjeteve për rregullim të parqeve dhe hapësirave të gjelbërta.
• Arritja e marrëveshtjes për mirëmbajtje të pastërtisë në qytet ne shumë prej 240.000,00 EUR.
• Shlyerja e obligimeve ndaj Vodakomit ne shumë prej 100.000,00 EUR
• Nenshkrimi i marrëveshtjes me Vodakom për shlyerjen e obligimeve të mëparshme gjatë periudhës së 12 muajve të ardhshëm
• Shlyerja e obligimeve për kompensimet ndaj 11 punëtorëve të NP “Ujësjellës dhe kanalizim” në shumë prej 130.000,00 EUR
• Shlyerja e obligimeve ndaj Ujësjellësit Regjional në shumë prej 53.000,00 EUR
• Marrja përsipër e obligimeve të mëparshme prej 200.000,00 EUR ndaj Ujësjellësit Regjional
• Rregullimi i semaforëve të qytetit
• Përgaditja e elaboratit per eksproprijimin e tokave ku do kalojë sistemi i ri i kanalizimit i cili do të rregullojë pjesërisht problemin e Port Milenës.
• Formimi I komisionit për finansim të klubeve të sportit dhe transferimi I mjeteve të para për klubet ne shumë prej 3.550,00 EUR
• Ndihma ndaj K.F. Otrant-Olympic në shumë prej 8.700,00 EUR për ngjitjen në kategorinë e 2. Të Malit të Zi.
• Investimi në ndriçim publik me shumë prej 13.000,00 EUR
• Vendimi për rregullimin e komunikacionit në teritorin e komunës së Ulqinit
• Kontrata për lyerjen e shtyllave të ndricimit publik
• Kontata për përkujdesjen e kafsheve endacake
• Kontrata për mirembajtjen endicimit publik
• Deponia – Hije – inkorporohet në Programin e objekteve të perkoheshëm për vitin 2016
• Tenderimi për ndertimin e parmakëve tek ambulance e vjeter tek Holegro
• Kontrata për mirembajtjen e semaforave në qytet
• Kontrata për pastrimin e mbetjeve tek objekti I hotelit Jadran
• Kontrata për pastrimin e bedenave ne Kala