Deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi nga radhët e Alternatives shqiptare Nik Gjeloshaj ka gjysma e dyte e muajit maj kishte vendosur që të largohet nga punimet dhe të bojkotojë Parlamentit të Malit të Zi për të shprehur indinjatën e tij rreth fjalorit të Akademisë Malezeze të Shkencave dhe Artevepër rreth disa termave mbi shqiptarët.
Pikërisht sot, Gjeloshaj ka vendosur që të kthehet në parlament.
”Unë sot kam vëndos që mbas 40 ditëve bojkot, të kthehem në Parlament! Në konsulta me miqët e mij nga vendi dhe ata ndërkombëtar, kam vlerësuar që tani është në interesin tonë dhe momenti i nevojshëm për të qenë i pranishëm në Parlament”, kështu shkruan deputeti Gjeloshaj në një shkrim të tij në faqen e vet.
Ai ka përgaditur edhe një rezolutë për fjalorin famëkeq të CANU-së.
”Përveç kësaj do të aktualizoj çështjen e Komunës së Malësis, mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Tuz, me ato parlamentare. Tjera çështje që mua më kanë shtyrë të kthehem në Parlament janë edhe Ligji për të mirat detare që është në rend të ditës, e që e dimë të gjithë sa diskriminues është për zonën e Ulqinit! Me prezencën time në Parlament do të mundohem që të rend të ditës të propozoj ligjin për simbole kombëtare, sepse mendoj se e kemi pritur mjaft ministrinë gjegjëse”, përfundon Gjeloshaj shkrimin e tij rreth kësaj teme.
Mire bere ore. Mendova qe ketheve mandatin atyre qe ju ke borxh apo ndoshte per shkak te….
A ishte ky protest i sygjeruar.