PUSHTETARË SHQIPTARË TË ULQINIT, LËNI GRINDJET PËR PUSHTET E RREGULLONI AMBIENTET TURISTIKE! (FOTO)
Këto pamje janë të sezonit turistik të vitit të kaluar, të fotografuar nga turistët nëpër ambientet turistike të Ulqinit. Bashkatdhetarët tanë që kanë kaluar pushimet atje, kur janë nisur nga apartamentet e tyre në drejtim të plazheve kanë hasur pamje të tilla të shëmtuara, të cilat më së paku i duhen Ulqinit, si një qytet bregdetar me traditë turistike.
Përderisa, e gjithë ajo para që inkasohet prej turistëve shqiptarë nga çmimet e larta të shërbimeve, ulqinakët duhet t’u bëjnë presion qeveritarëve lokal që çdo pëllëmbë e zonave turistike duhet të jetë e rregulluar mirë dhe e pastruar.
Bashkatdhetarët tanë, por edhe turistët nga Kosova nuk shkojnë atje për të nuhatur lëndë erëkeqe, por ata i dëshirojnë aromat tipike të florës dhe faunës së bregdeteve.
Ju, pushtetarë shqiptar të Ulqinit, lëni grindjet për pushtet! Jo vetëm që po rrezikoni t’ua marrin malazezët pushtetin lokal, por edhe nuk po kujdeseni që turistët shqiptarë të ndihen komod me pushimet e tyre që i kalojnë atje! /Dritarjaonline/
Foto dhe shkrimi i plote KËTU