Gjeloshaj-shqyen-dhe-reciklon-fjalorin-malazezCANU: Veprimi i Gjeloshaj njoftim i mundshëm për hapjen e çështjeve më të mëdha

Kryesia e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU) ka reaguar pas veprimit të djeshën të deputetit të Alternativës Shqiptare z. Nik Gjeloshaj i cili në koridorin e Paralmentit të Malit të Zi ka ricikluar disa faqe të Fjalorit të botuar nga kjo Akademi. Ai tha se këtë e bëri në emër të të gjithë shqiptarëve, sepse në këtë Fjalorë fyhen shqiptarët në bazë naconale dhe në bazë fetare.

Kryesia e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU) ka vlerësuar se veprimi i deputetit Nik Gjeloshaj paraqet një precedent të paparë në jetën politike të parlamentarizmit bashkëkohor.

Në CANU janë të shqetësuar për atë që ndodhi në Parlament, ata thonë që kjo performancë shërbeu si një njoftimi i mundshëm për hapjen e çështjeve më të mëdha se sa është kritika e përmbajtjes në Fjalorë.

Ne shpresojmë se Gjeloshaj do të njoftojë opinionin malazezë, veçanarishtë kolegët e tij në Parlamentin e Malit të Zi me “Platformën për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (Tiranë, 1998), dhe si qytetar i Malit të Zi ndaj saj do të veprojë në mënyrë adekuate, thuhet në deklaratë.Kryesia e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve shpreh protestë ndaj kryetarit të Kuvendit dhe kryetarëve të klubëve të deputetëve, që lëjuan, që në këtë mënyrë të përulet dinjiteti i institucionit më të rëndësishëm legjislativ në Malit të Zi.

Kryesia kërkon që Këshilli për hartimin e Fjalorit të analizojë vërejtjet në lidhje me përmbajtjen e vëllimit të parë të Fjalorit si dhe mënyrën e punës së deritanishme, për të eliminuar mungesat dhe të propozojë avancim në punën e Fjalorit, thuhet në deklaratë./Malësia.ME/

By admini