Deputeti i Alternativës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj në shënjë proteste ka shqyer sot dhe më pastaj ka ricikluar faqet e Fjalorit të Akademisë malazeze të Shkencave dhe Artëve në të cilat fyhen shqiptarët.
Gjeloshaj tha se këtë veprim e ka bërë në emër të të gjithë shqiptarëve.
“Popullin që unë përfaqësojë ky Fjalor nuk e fyen vetëm në në baza kombëtare por edhe në baza fetare. Ne kurrë nuk kemi thënë se diçka do të djegim, kjo nuk është mënyra e veprimit tonë politik. Kjo është mënyra e veprimit të autorëve të këtij teksit. Ne do ti bashkangjitemi aksionit global, që do të thotë reciklim të të gjithë asaj që nuk është për përdorim. Në emër të popullit shqiptar kudo që të ndodhet tani unë do ta recikloj këtë fjalor”, deklaroi Gjeloshaj dhe më pastaj shqyu dhe recikloi disa nga fletët e këtij fjalori.
”Shpresoj që këto fletë të pavlera tani dikuj ti duhen për të publikuar të verteten”, ka shtuar Gjeloshaj.
Gjeloshaj tha se nuk do të ndalet me këtë performans.
“Nesër kam takim me Presidentin e Shqipërisë, ndërsa do të kërkojë takim takim edhe me kryeministrin e Shqipërisë dhe të iu paraqitur problemet me fjalorin dhe statusin e komunës së Malësisë”, tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=m7cAm5tGJQc&feature=youtu.be
Pamjet nga RTMZ
O shqiptare o “trima”. Sidomos ju deputetet. Ne Akademi Serbe v. Akademi Malezeze jo po paraqiti zedhenes te te dyteve. Shkruani fjalorin tuaj se nuk e lexijne me pak se te tyre. Keshtu behet lufta e jo nje reciklim ….