tkz-ulqin-france
Përshendetje nga Franca, TKZ nga Ulqini

Ngjarja me e madhe në Europën e futbollit, Kampionati europian do të nis sonte me ndeshjen Franëc – Rumuni.

I gjithë kontinenti i vjetër tashmë sytë i ka drejtuar kah Franca. ‘Ethet’ e kësaj ngjarje sportive nisin sonte dhe për një muaj rresht miliona njerëz nga i gjithë planeti do të jenë nën emocionet e këtij evenimenti të bukur sportiv.

baneri-web-sajte-origjinaliEmocionet, dribilimet, aksionet e bukura, atmosfera e ‘nxehtë’, e golat do ta përshkruajnë Francën për një muaj rresht.

Gjithsesi, se kjo ngjarje e bukur sportive do të përcillet me entuziazëm të theksuar edhe në vendet ku jetojnë shqiptarët, pasi e veçanta e këtij botërori për shqiptarët do të jetë fakti se në Francë për here të pare do të marrë pjesë edhe kombëtarja shqiptare në përbërjen e sëcilës ka futbollistë pothuajse nga të gjitha viset ku jetojnë shqiptarë.

Nuk mundet që në këtë eveniment të rëndësishëm të fubollit të mungojnë edhe Tifozat Kuq e Zi nga Ulqini dhe rrethinat e tij. Të organizuar në grupe të vogla disa veç kanë mbërritur në France ndërsa një pjesë e tyre do të nisen diten e premte për të qenë të pranishëm në ndeshjen e pare të kombetares shqiptare të paraparë për ditën e shtune me fillim nga ora 15. Ndeshjen e parë Shqipëria do të luaj kundër Zvicrës në përbërjen e së cilës poashtu ka mjaft shqiptarë.

Sportdashësit tjerë në Ulqin do të jenë pranë ekraneve të televizionit për të ndjekur me emocionet që të dhuron një ngjarje e tillët sportive.

Kombëtarja shqiptare me vet pjesëmarrjen në këtë ngjarje të madhe ka arritur shumë por që, sipas vetë protagonisteve, nuk do të ndalen me kaq duke shpresuar edhe në ndonje befasi edhe më të madhe.

By admini