Ambasadorin e Malit të Zi në Tiranë Ferhat Dinoshën muajin e ardhsëm pritet që ta ndërrojë në këtë funksion Dushan Mrdoviq, ish ambasador i Malit të Zi në Maqedoni, mëson Dan nga Ministria e punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane.
Dinosha pas Shqipërisë pritet të emërohet ambasador i Malit të Zi në Prishtinë.
Ambasadori i ardhshëm i Malti të Zi në Shqipëri Brdoviq ka qenë deputet dhe më pas për një kohë të gjatë edhe sekretar i Kuvendit. Ka ushtruar edhe funksionin e konzullit të Serbisë dhe Malit të Zi në Kroaci.