kristian-shkrelaNë ndeshjen kryesore të barazhit për kualifikim në ligën e dytë, ekpi i Otrant Olimpikut nga Ulqini ka arritur të fitojë minimalisht kundrejt Çelikut nga Nikshiq me rezultatin e ngushtë 1:0 duke bërë të mundur që të udhëheqin tashmë të vetëm tabelen e klasifikimit me pikët maksimale nga dy ndeshjet e para.

Ka mjaftuar një shpërthim nga djemtë tanë në mituën e 50-të të takimit që të vendoset fati i nësaj ndeshjeje mjaft të rëndësishme. Kundërzbritje model nga ana e majtë e sulmit dhe krosimi i topit nga ana e Amir Ramës për të gjetur kokën e Kristian Shkreles i cili me mjeshtri mposhti portierin kundërshtar çka bëri që të shpërthejnë në brohoritje rreth 1000 spektatorë sa kishin ardhur për të ndjekur sekipin e tyre të zemrës.

Tashmë mund të themi vetëm ndonjë çudi e madhe mund të bëjë që ulqinakët vitin e ardhshëm të mos jenë pjesë e një rangu më lart.

Në këtë ndeshje  të gjithë lojtarët luajtën mirë por duhet veçuar dy nga to: portieri Arben Meqikukiq dhe lojtari gol dhe i momentit i Otrantit, Kristian Shkrela, i cili është shëndërruar në lojtarin kyç të ekipit nga Ulqini.

Pas përfundimit të ndeshjes  festa ishte e ligjshme për lojtarët dhe tifozat e Ulqinit.

 https://www.youtube.com/watch?v=KoJTLlnX5hM&feature=youtu.be

By admini