otranti-olimpik-ulqin-futbollEkipi i Otrant Olimpikut nga qyteti i Ulqinit sot luan ndeshje e dytë të kualifikimeve për ligën e dytë futbollistike të Malit të Zi kundër Çelikut nga Nikshiqi. Pas fitores si mysafir në ndeshjen e parë kundër Polimles me rezultatin e ngushtë 3:2, ndeshja i ditës së sodit mund të përcaktojë shumë gjëra për ecurinë e metutjeshme të ekipit të qytetit tonë.

Në ndeshje të para disa ditëve ndërmjet Çelikut dhe Polimles, dy kandidatëve tjerë në këtë kualifikime, rezultati ishte 7:0 në favor të Çelikut çka të bënë të mendosh se ekipi nga Nikshiqi mund të jetë favorit në ndeshjen e sodit.

Edhe pse janë shumë pikë në lojë, një fitore sot do të bëjë që Otrant Olimpiku me një këmbë të jetë afër realizimit të qëllimit duke ditur se mundësia e kalkulimit në mes kundërshtarëve do të jetë e vogël. Barazimi dhe humbja mund të komplikojë situatën por që përsëri çdo gjë është në duart e ekipit tonë.

Ndeshja në mes Otrantit Olimpikut dhe Çelikut luhet sot pasdreke në stadiumin e  Plazhit të madh me fillim nga ora 17:30. Hyrja prej 2 € do të jetë një ndihmesë për ekipin tonë nga çdo shikues që do të shkojë sot për të parë futbollistët e qytetit tonë.

By admini