Fillim më të mirë nuk do të kishin dëshiruar as vetë udhëheqësit e klubit, as vet lojtarët por edhe tifozat e Otrant Olimpikut nga Ulqini.
Ekipi i qytetit tonë arriti që në ndeshjen e parë të barazhit të fitojë si mysafirë në Murinë kundër ekipit Polimles me rezultatin e ngusht 3:2, por mjaftueshëm për tre pikët e para dhe për të udhehequr tabelen e klasifikimit.
Loja nuk ka filluar aspak mirë për djemtë e qytetit tonë të cilët e kanë parë veten në disavantazh prej dy golave. Mirpo falë këmbnguljes dhe lojës shumë më të mirë ne vazhdim të takimit kanë arritur të përmbysin çdë gjë duke shënuar tre gola radhazi për rezultatin përfundimtar 3:2 për ekipin tonë. Golëshënuesit për ekipin nga Ulqini ishin Kristina Shkrela (2 gola) dhe Meto Divanoviq.
Pas kësaj fitore rriten akoma edhe më shumë gjasat që ekipi i qytetit tonë të arrijë objektivin që është ngjitja në një kategori më lart.
Ndeshjen e radhës Otrant Olimpiku do ta luajë kundër Çelikut nga Nikshiqi me datën 7 qershor në qytetin tonë.