muhamed-aliMuhamed Ali e vetmja frikë që kam është se ; “Kam frikë se nuk do të hyjë në Xhennet”

Beqir SINA, New York City

HARLEM NYC : Legjenda botërore e boksit, Muhammad Ali, ka vdekur në moshën 74 vjeçare, këtë e ka konfirmuar një përfaqësues i familjes së tij, në SHBA.

“Pas një beteje 32-vjeçare me sëmundjen e parkinsonit, Muhammad Ali ka ndërruar jetë në moshën 74, vjeç” tha zëdhënësi i familjes së tij, Bob Gunnell në natën e premte.

“Tre herë Kampioni Botëror në Peshat e Rënda, “World Heavyweight Champion” vdiq këtë mbrëmje.” tha ai.

Ali ishte shtruar ditët e fundit për një problem me organet të frymëmarrjes, dhe u vu në respirator në mbështetjen e jetës, por të premten iu hoqën “tubat” dhe ai u deklarua i vdekur, i diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit, në 1984.

Muhammad Ali ka lindur më 17 janar 1942 në Louisville të SHBA’së. Ai konsiderohet si një ndër boksierët më të mëdhenj në kategorinë e rëndë. Emri i tij i plotë në lindje ka qenë Cassius Marcellus Clay Jr, por pas konvertimit në fenë islame e ndryshoi në Muhammad Ali.

Dhjetra të pastrehë, kryesishtë afrikano – amerikan, sportistë dhe artistë të zinjë, dhe disa besimtarë mysliman, sot here në mëngjesë, u mblodhën në hyrje të Qendrës Lëvizja Kulturore dhe Qendra për të Drejtat Civile me bazë në Harlem, Neë York, e cila është e njohur si një qendër e bamirësisë, duke kujtuar idhullin e tyre, në një lagje të varfërish qytetin e Nju Jork-ut, në Harlem duke ndezur qirinjë, dhe vendosur ndonjë kukull, lule dhe fotgrafi të marrë nga gazetat lokale.

Simbas shtypit lokal, ata kishin shkruar edhe një pankartë mbi një karton të madhë, ku shkruhej :” Kampion i zemrave tona. Sportisti legjendar. Model roli i tij. Frymëzimi për çdo humanist – filantropist dhe paqebërës. Vëllai ynë musliman dhe Pejgamberi më i madh i Islamit në shekullin e XX. Pusho në Xhennet më afër Allahut në këtë kohë magjike, vetëm  3 netë para Muajit të Madhërishëm të Ramazanit” shkruajnë ata.

Filantropia dhe Diagnoza e Parkinson

Mbas daljes në pension, Ali, siç  i thërrisnin amerikanët mbas ndrrimit të emrit dhe konvertimit të tij në një mysliman, ishte i përkushtuar shumë gjatë gjithë kohës së tij për filantropi – bamirësi.

Ai njoftoi vetë se vuante nga një sëmundje, dhe kishte sëmundjen e Parkinsonit, qysh në vitin 1984, në një gjendje degjenerative neurologjike, dhe ishte i përfshirë në ngritjen e fondeve për Qendrën e Parkinsonit Muhamed Ali në Phoenix, Arizona.

Gjatë këtyre viteve, Ali thuhet se e kishte mbështetur edhe Olimpiadën Speciale dhe Make-A-ëish Foundation, në mesin e organizatave të tjera.

Ali në misionin e tij të bamirëisisë ka udhëtuar në vende të shumta, duke përfshirë Meksikën dhe Marokun, për të ndihmuar, më shumë të varfërit pra njerëzit në nevojë. Në vitin 1998, ai u zgjodh për të qenë i dërguar i Kombeve të Bashkuara i Paqes për shkak të punës së tij në vendet në zhvillim.

Në vitin 2005, Ali mori Medaljen Presidenciale të Lirisë nga presidenti Xhorxh ë. Bush. Ai gjithashtu hapi Qendrën e Bamirësisë Muhammad Ali në qytetin e tij të Louisville, Kentucky, në të njëjtin vit, dhe e shtriu atë në Nju Jork dhe disa qytete të tjera duke ndihmuar të varfërit.

Nnga kjo qendër dolën më pasë njerëz të famshëm si: Louis Armstrong (Jazz)-Langston Hughes (shkrimtar)-Billie Holiday (këngëtari)-Duke Ellington (muzikant).

“Unë jam një njeri i zakonshëm, i cili ka punuar shumë për të zhvilluar talentin dhe i është dhënë, bamirësisë” tha ai kur inagurojë Qendrën e Bamirësisë Muhammad Ali në qytetin e tij të Louisville, Kentucky.

Ndërkohë shtoi, se: “Shumë tifozë të mi, më kan kërkuar për të ndërtuar një muze për të njohur arritjet e mia. Kurse, unë kam kërkuar për më shumë se një ndërtesë e mbushur plot me reliket e mia. Unë kam kërkuar për një vend që do të ndihmojë ata të varfër që nuk kan mundësi, dhe të frymëzojë njerëzit, që të jenë më të mirë, që ata mund të jenë në çdo gjë që ata zgjedhin për të bërë, dhe për të inkurajuar të tjerët, si ata që të jenë të respektueshëm për njëri-tjetrin. ”

Megjithë, përparimin e sëmundjes së tij, Ali mbeti aktive në jetën publike. Ai ishte i pranishëm për të festuar inaugurimin e presidentit të parë afrikano-amerikan në janar 2009, kur Barack Obama u betua në detyrë.

Menjëherë, pas inaugurimit, Ali mori çmimin e Presidentit nga NAACP për përpjekjet e tij të shërbimit publik.

Para se ai ishte bërë i njohur si boksier me famë ai ndryshoi emrin e tij nga ai i lindjes si Cassius Clay X në atë të një myslimani Muhammad Ali.

Mëngjesin pasi mundi Listonin, theksojë shtypi amerikan, kampioni i ri i peshave të rënda, ka konfirmuar me anë të radiove,  gazetave dhe televizionet amerikane, se ai ishte bërë një anëtar i Besimit të Islamit. Njeriu i gdhirë Kampion i Botës në Boks, u tha gazetarëve amerikan se ai kishte hequr dorë me emrin e tij, të cilën ai e quajti”emrin rob,” të tij, dhe deklarojë publikisht se prej asaj dite dhe më tutje ai do të jetë i njohur si Muhammad Ali, emër të cilin atij i dha atij, njëri prej liderve Islamë – Elijah Muhamed, duke i dhën një emër të shenjtë.

Ky emër, Muhammad Ali, iu dha atij më 6 mars, 1964.

Mbas kësaj dolën shumë probleme të tjera, dhe Muhamed Ali, u ndalua nga boksi duke i hequr atij të drejtën -liçencën për tre vjet.

Shpërthimi i Luftës së Vietnamit në vitin 1967, dhe rekrutimi i ushtarëve amerikan, përfshiu si çdo qytetar amerikan, mr një thirrje ushtarake, për ushtarë edhe të konevrtuarin Muhamed Aliun, i cili nuk pranoi thirrjen për të shërbyer në ushtrinë e SHBA- për arsye fetare.

Mbas kësaj kampioni i peshës së rëndë, u arrestua, për refuzim dhe Athletic Komisionii Sporteve nga shteti i Nju Jorkut, menjëherë atij i ka pezulluar licencën e tij të boksit dhe i “tërhoqën” të gjithë titujt e tij.

Ali, u dënua më pasë për evazion fiskal(taksat), i dënuar në dënimin maksimum prej pesë vjet burg dhe gjobitet me 10 mijë dollarë( në atë akohë barabart me 100 mijë dollar sot), edhe pse ai mbeti i lirë, ndërsa dënimi u apelua.

Në vitin 1970 Gjykata e Lartë e shtetit Nju Yorkut, urdhëroi që licenca e tij e boksit rivendoset, dhe ai u kthye në ring duke u ndeshur me kampionin e botës Jerry Quarry, në tetor 1970.

Një vit më pas, Gjykata e Lartë e SHBA, rrëzoi dënimin e mëparshëm me një vendim unanim për t’i rikthyer të drejtat Muhamed Aliut.

Bokseri legjendar amerikan Muhamed Ali, i lindur i krishter dhe i konvertuar ne mysliman, në kohën e Luftës së Vietnamit, ka qenë një predikues i rregullt i Islamit.

Bokseri legjendar amerikan Muhamed Ali, në një intervistë më të fundit kur gjendja e tij shëndetësore erdhi duke u përkeqsuar, pati deklaruar se : “Kam frikë se nuk do të hyjë në Xhennet”

Deklerata e tij, u dha nga shtypi mysliman ku në vijim të intervistës  me boksierin e njohur Muhamed Ali ai tregojë se vetëm për çka kishte firkë në këtë jetë….

Gjithçka filloi me një pyetje në pamje pa përgjigje, shkruan revista e cila publioojë intervistën e tij, : “Në sportin tuaj jeni përballur me disa nga njerëzit më të fortë në planet. Çka është ajo që ju frikon më së shumti?”

Si përgjigje në këtë, Muhamed Ali filloi të qesh dhe bëri me gisht nga gruaja e tij, Lonnie.

Ajo i tha: “Pa shaka, Muhamed, thuaj nga çka ke më shumë frikë.”

Muhamed Ali: “Nuk kam frikë prej askujt.”

Lonnie Ali: “Nuk nuk ke frikë prej askujt në këtë botë, mirëpo… thuaje Ali!

Pas një pauze, Muhamed Ali tha: “Kam frikë nga ajo se ndoshta nuk do të mund të hyjë në Xhennet…”

Duke dëgjuar këto fjalë, të gjithë të pranishmit heshtën.
Lonnie Ali filloi të qaj, ndërsa edhe të tjerët u prekën thellë.

Një vëlla musliman me emrin Malik e theu heshtjen duke thënë: Vëlla Ali, ti mund të shpresosh për hyrje në Xhennet, sepse ke ndihmuar shumë njerëz.”

Muhamed Ali duke shikuar në Malikun i tha: “Si mund ta dish? Si?”
Malik: “Sepse besimtari duhet të jetojë, gjithmonë, midis shpresës dhe frikës.”

I lindur i krishter i pagëzuar me emrin Cassius Clay më 17 janar, 1942 në Louisville, Kentucky,  erdhi në vëmendjen e publikur amerikan në fillim të viteve 1960 si një boksier, i rrugëve të lagjeve të varfëra , duke u ngjitur në ringun amerikan dhe duke fituar medaljen e parë të artë në peshën “Heavyweight” në Olimpiadën Verore 1960.

Ai më vonë deklaroi se e hodhi medaljen në lumin Ohajo, pasi ai dhe një mik i tij zezak, u ishte mohuar shërbimi në një restorant, që kishte vendosur në hyrje të tij një tabel ku shkruhej :” Vetëm për të bardhët!”.

Më 25 shkurt 1964, Ali, boksoi përsëri në një revansh me Sonny Liston për  titullin ëorld Heavyweight Championship. Boksieri legjendar Muhamed Ali fitojë me raunde 7-1, dhe do të mburrejse ai ishte bokseri që”fluturon si një flutur, dhe djeg si një bletë.”

Liston nuk iu përgjigj numërimit të sekondave nga gjytari , kur ishte i shtrirë në ringë, raundin e shtatë, dhe Ali u shpall fitues në nokaut teknik.
Ali që ishte vetëm 22 vjeç deklaroi: “Unë jam më i madhi! Unë jam i madh, unë jam mbret i botës në Boks.”.

I Madhi u kthye në ring në vitin 1970. Ali do të humbasi me legjendën tjetër të boksit  Joe Frazier pas 15 raundeve në “luftën e shekullit” në vitin 1971, duke e bërë atë humbjen e parë të karrierës së tij.

Ai më vonë do të rikuperojë  humbjen me Frazier në rematchin e tyre të parë në vitin 1974, dhe më vonë për të rifituar titullin kundër George Foreman në ringun e Kinshasës, në Zaire duelin e quajtur  “Rumble në xhungël.”

Mirëpo, Ali do të pranojë humbjen me Frazier në luftën e tyre të tretë dhe të fundit në vitin 1975 e cila është zhvilluar në ringun e “Thrilla në Manilla.”

Ali u tërhoq nga boksi  në vitin 1981, dhe u diagnostikua nga sëmundja e Parkinsonit në vitin 1984. Pavarësisht shëndetit të tij, ai u bë një njeri humanitar aktive. Ai udhëtoi për të luftuar zona e varfëra nëpër botë si ambasador i paqes dhe i bamirëesisë.

Atij iu dha nderi për të ndezur pishtarin olimpik në Lojërat Olimpike 1996 në Atlanta, dhe iu dha Medalja Presidenciale të Lirisë në vitin 2005.

Muhamed Ali si mysliman që ishte u martua katër herë dhe kishte nëntë fëmijë.

By admini