
Në praninë e rreth 1200 vetave, në një ambient sportiv që do ta kishin lakmi vende edhe më të mëdha dhe në një atmosferë të ”çmendur” përfundoi liga futbollistike e Anës së Malit për vitin 2016.
Me plot meritë fitues i këtij turneu të gjatë u shpall ekipi i Brjshës që arritën që në minutat e fundit të takimit të ndeshjes finale të përmbysin gjithçka në favor të tyre. Rezultatin pas ndeshjes së rregullt ishte i mbërthyer në shifrat 2:2 dhe ishin penalltitë që i dhanë ekipit Brajshës vendin e parë në këtë turne.
Nuk do të ishte e pamerituar që kampion i këtij viti të shpallej ekipi Krytha-Bojku-Milla të cilët gjatë gjithë turneut treguan ndoshta futbollin më kualitativ por që 5 minutat e fundit të ndeshjes finale ishin fatale dhe zhgenjyese për ta.
Paralel me këtë turne u luaj edhe turneu për mosha të reja ku fitues arriti të shpallej ekipi i Rashtishës.
Edhe këto dy turne treguan se sporti është mënyra më e mirë e argëtimit e më të rinjëve dhese në këtë drejtim duhet punuar.
Më poshtë keni dy video të argëtimit të ekipeve finaliste pas ndeshjes finale.
https://www.youtube.com/watch?v=J7aFUhLgk7A&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=fB7ag84tHlk&feature=youtu.be