Nen organizimin e Shoqates se Bjeshkatareve “Rumia”, të dielen, me 5 qershor 2016 do të mbahet manifestimi “Te gjithe ne Rumi”. Ky është manifestimi i testë me radhe i cili përbën në fakt rikthimin e traditës së dikurshme të daljes në maje të malit të Rumisë.
Sipas opinoneve të shprehura në rrjetet sociale por edhe nga kontaktet e përditshme duket që për këtë vit ka interesim shumë të madh për dalje në maje të Rumisë. Interesimi më i madh vërehet sidomos te moshat e reja që si duket janë të organizuar me grupe për tu bashkuar të gjithë në nisjen e së dielës që është paraparë nga Brisku.
SHB ‘’Rumia’’ ka postuar edhe detajet për këtë organizim të cilat mund ti lexoni më poshtë.
Përshëndetje, ju njoftojmë që data e manifestimit të përvitshëm “Dita e Rumisë” do të jetë 05 qershor 2016.
-Nisja nga Ulqini bëhet në orën 04:00 para Komunës së Ulqinit;
-Transporti është individual;
-Bjeshkatarët duhet të grumbullohen në fshatin Brisk Nalt
(vendnisja e viteve të mëparshme);
-Në orën 06:00 fillon ecja përgjatë shtegut;
-Para së gjithash të ruhet ambienti;
-Gjatësia e shregut shkon deri në 4,5 km në një drejtim me
vështirësi mesatare;
-Të nevojshme janë këpucë dhe veshje të përshtatshme, ushqim
dhe 3-4 L ujë;
-Mbërritja në majë të Rumisë (1595m lmd) parashikohet të jetë
rreth orës 11:00;
-Gjatë zbritjes, ne Djerr të Rumisë do të mbahen garat
tradicionale;
-Mbërritja në pikënisje rreth orës 16:00, kur edhe fillon programi
kulturo-artistik.
-Për bjeshkatarët dhe mysafirët do jenë të përgatutur sanduiçë
dhe pije të ndryshme;
-Vendi është i siguruar për ata që kanë dëshirë për kamping në
Brisk Nalt një natë para nisjes;
-Lusim shoqatat që shprehin vullnetin të na bashkangjiten të
paraqiten në inboks.
-Për sqarime rreth organizmit, lini meshazh ne inboks!
Ju mirëpresim!
Me nderime, SHB “Rumia”-Ulqin!