Partia Qendrore Shqiptare për Integrime (PQSHI) udhëheqës i së cilës është dr. Isat Jakupi ka dalur më një deklaratë për opinion të cilën e ka publikuar e përditshmja malazeze Dan.
Në këtë deklaratë për shtyp kjo parti ka dhënë disa emra të familjarëve të udhëheqësve më të lartë të Këshillit komunal të DPS-it për Ulqin, të cilët sipas saj, janë punësuar në pozita të ndryshme që paraqet shembull të nepotizmit.
Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar njëri ndër to të cilët i është përmendur emri. Bëhet fjalët për Gjovani Shkrelën, djali i vëllaut të Luigj Shkrelës, zyrtarit të lartë të DPS-it , për të cilin në deklaratën e PQSHI-së thuhej se është në Këshillin drejtues të NP ’’Ujësjellës Kanalizimi’’.
‘’Sa për informim të opinionit unë nuk jam në Këshillin drejtues të NP ’’Ujësjellës Kanalizimi’’’’, kështu thuhet në një koment në rrjetet sociale të Gjovani Shkrelës.