Mediat elektronike kosovare, njëra nga to Koha.net, kanë njoftuar se Zana Sarvan do të përfaqësuese e shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi për periudhën në vazhdim.
Me një marrëveshje ndërmjet Forcës së Re Demokratike, Iniciativës Qytetare dhe Lëvizjes qytetare “Perspektiva” në Ulqin,është arritur ujdia që mandati i deputetit nga lista zgjedhore “Forca për bashkim” t’i takojë kandidates nga Lëvizja qytetare “Perspektiva”, Zana Sarvan, njofton portali Malësia, transmeton Koha.net.
Zana Sarvan ka qenë drejtore e Organizatës turistike të Ulqinit.
Deri më tash këto parti politike shqiptare nuk ishin pajtuar se kush do të përfaqësonte interesat e shqiptarëve në Parlamentin malazias.