Deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi Nik Gjeloshaj i cili njëherë është edhe ”zbulues” i skandalit të termave të përdorura për shqiptaret në fjalorin të Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU) ka vendosur të largohet nga punimet e Parlamentit të Malit të Zi për një kohë deri sa ai shohë të arsyeshme dhe në interes të qytetarëve shqiptarë për rikthimin të tij në Parlament.
Ai poashtu apelon edhe tek deputetet tjerë shqiptarë të bëjnë të nëjtën gjë në mënyrë që, siç thotë ai ”të “zgjojmë” organet kompetente që të reagojnë dhe ta ndalojnë botimin e këtij fjalori i cili përhap urrejtje nacionale, fyerje të ndjenjave kombëtare dhe të drejtave të shqiptarëve”
Deklaratën e plotë të z. Gjeloshaj mund ta lexoni më poshtë.
Të nderuar qytetar,
Në shenjë proteste ndaj veprimeve të fundit të Akademisë së shkencave dhe arteve të Malit të Zi, kam vendosur të largohem nga punimet e Parlamentit të Malit të Zi deri sa ta shohë të arsyeshme dhe në interes të qytetarëve shqiptarë kthimin tim në këtë Parlament.
Apeli im është që edhe deputetët tjerë shqiptar të largohen nga Parlamenti dhe të aktivizohen në mënyrë që të gjithë bashkarisht të “zgjojmë” organet kompetente që të reagojnë dhe ta ndalojnë botimin e këtij fjalori i cili përhap urrejtje nacionale, fyerje të ndjenjave kombëtare dhe të drejtave të shqiptarëve.
Në qoftë se brenda kompetencave të saja për disa ditë Prokuroria nuk reagon, atëherë unë si deputet do i dorëzoj Prokurorit akuzën penale ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi dhe autorit të këtij fjalori, me kërkesë që fjalori të ndalohet dhe Akademia dhe autoret të përballën me ligjin për atë që kanë bërë.
Ky eshte akti me fisnik i nje politikani bashkekohor qe integrimin ne Evropen e Re e velreson si civilizim dhe si diskriminim,racizem apo urrejtje, akti me korrekt i nje shqiptari patriot iluminist qe urren dhe demaskon me kurajo civile te gjitha skemat e diskriditimit te historise kombetare te nje populli nga me te martirizuarit ne Balkan dhe ne Evrope per lirine e vet dhe ate te fqinjeve malazeze kunder bishesnazifashiste,ky eshte hapi me dinjitoz i nje intelektruali te vertete te standarteve evroatlantike sipas filozofise anglosaksone”duaje tjetrin duke dyshuar ndaj tij, dysho ndaj TJEtRIT DUKE BESUAR NDAJ TIJ.Po c’mund te besosh ndaj nje fjalori te tille, si fjalori ne fjale, ku hidhet, injorohet dhe perjashtohet totalisht autoktonia jone si komb, edhe pse jemi njeri nga kombet me te vjeter te Evropes, NE PJESEN TONE TE DIELLIT?!
Ky eshte akti me fisnik i nje politikani bashkekohor,qe integrimin ne Evropen e Re e vlereson si civilizim dhe jo si diskriminim, racizem apo uurrejtje ndaj popullit fqinj, ky eshte akti i nje patrioti iluminist, qe urren dhe demaskon me kurajo civile te gjitha skemat e diskriminimit te historise kombetare te nje populli nga me te martirizuarit ne Ballkan dhe Evrope per lirine e vet dhe te fqinjeve te ve, sic jane malazezet, kunder bishes nazifashiste gjate Luftes se Dyte ìBoterore, ky eshte hapi me dinjitoz i nje intelektuali te vertete te standarteve evroatlantike sipas filozofise anglo-saksone “duaje tjetrin duke dyshuar ndaj tij,dysho ndaj tjetrit duke besuar ndaj tij”.Po c’mund te besohet ndaj nje fjalori si ai i Akademise se Malit te Zi, ku hidhet poshte prania jone e lashte ne keto troje, injorohet fqinjesia jone e mire duke pranuar historikisht deri edhe sakrilegje nga me te llahtarshmet ne emer te kesaj fqinjesie, dhe perjashtohet totalisht autoktonia jone si komb ne keto troje,edhe pse jemi njeri nga kombet me te vjeter te Evropes,ne pjesen tone te diellit?!?