Ekipi futbollistik Otrant Olimpik i qytetit të Ulqinit ka arritur që të përfundoj me sukses pjesën e rregullt të ligës regjionale të jugut duke u renditur i pari në tebelen e renditjes. Me këtë rezultat të arritur ata kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në plej-off ku do të përballet me fituesit e ligës regjionale të veriut dhe asaj të mesme.
Kundërshtaret e ulqinakëve në këtë fazë do të jenë Çelik nga Nikshiqi dhe Plevla nga i njëjti qytet. Sistemi është i atillë ku secili ekip do të luajnë me secilin në fushat respektive dhe 2 ekipet më të mira do të kualifikohen për në ligën e dytë malazeze.
Përfaqsëusesi i Otrant Olimpikut z. Skender Rexha shprehet i gëzuar me suskesin a arritur dhe shpreson shumë që në fund të plej-ofit ulqinakët do të arrinë të kalojnë me sukses edhe këtë pjesë të garës duke e bërë realitet dëshirën e të gjithë sportdashësve ulqinakë.